Beitragsansicht

Trafiku, Basha përkthyes për akuzat 20/12/2010

Në një intervistë për gazetën “Le Temp”, një nga më të rëndësishmet në Zvicër, ai rrefen si mundi të vijë në Shqipëri dhe se kush ishte përkthyesi që e shoqëroi.

“Përkthyesi im quhej Lulëzim Basha. Ai punonte për Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Me pas u bë ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe e kam dëgjuar vitin e kaluar të thotë se kjo histori e organeve ishte brockulla. Ndërkohë që unë e di që ai e di. Ai ishte me mua. Ai kishte dosjen”, ka deklaruar Baraybar.

Baraybar tregon për një dosje që i kishte rënë në dorë kur kish mbërritur në Kosovë, në vitin 2002 dhe një burim - sic thote ai - i kishte dhënë një dokument shumë të saktë të “shtëpisë së verdhë”.

Pa dhënë detaje se kush ishte dorëzuesi i saj, Baraybar flet për tetë dëshmi të personave që nuk njiheshin mes tyre, që kishin marrë pjesë në transportimin e të burgosurve nëpërmjet kufirit me Shqipërinë.

Disa i kishin shoqëruar viktimat deri te “shtëpia e verdhë”, e cila - sic thote ai - dy vjet më vonë ishte e lyer me të bardhe. Po përse iu desh të hiqej si turist apo inxhinier rrugësh?

“Problemi më i madh ishte se UNMIK-u nuk kishte juridiksion mbi Shqipërinë. Ishte e pamundur të bëje një kërkesë zyrtare, prandaj për të tentuar të verifikoja disa informacione të dosjes, kalova si turist me një makinë më se të zakonshme”, ka treguar Baraybar.

Ai thotë se udhëtimi nuk rezultoi i frutshëm. Ai ishte prezantuar si inxhinier. Qëllimi kryesor ishte varreza e Bicajt, në jug të Kukësit, ku sipas dosjes gjendeshin trupa të serbëve të Kosovës.

Baraybar flet për një prokuror shqiptar që e ka shoqeruar, i cili shpesh u thoshte se po humbnin kohën kot.

“Sipas përkthyesit tim, prokurori u thoshte banorëve të shtëpise, familjes Katuci, se si duhej t’i përgjigjeshin pyetjeve tona. Gjetëm në një kosh plehrash pas shtëpisë qese me medikamente, qetësues muskuluar, shiringa, madje edhe intrumente transfuzioni”, thotë Baraybar.

Pavarësisht vështirësive dhe insistimit të prokurorit shqiptar, Baraybar mundi të bëjë një provë me Luminol, një produkt që evidenton gjakun.

“Pamë dy linja në këndin e djathtë në dhomën kryesore, si dhe në të gjitha anët e një tavoline, madje edhe gjurmë në mure. Por asgjë nuk u mor si prove”, shton ai.

Gjithcka - thote Baraybar - ishte në dorë të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugollsavi, që sipas tij mund të kishte qenë më aktive. Sa i takon raportit të Dick Marty, ai thote se dokumenti mund të interpretohet me mënyra të ndryshme.

Pas publikimit të kësaj interviste, në një deklaratë për mediat, ministri i Brendshëm Lulzim Basha mohoi fort të ketë qenë përkthyes i mjekut Baraybar, sepse gjatë vitit 2004 ka punuar për UNMIK-un në Kosovë.

“Deklarata është një gënjeshtër e trashë, s’kam qenë kurrë në asnjë “shtëpi të verdhë””, tha ai.

Për ministrin Basha, raporti i Dick Marty nuk është gjë tjetër vecse një ricklim i akuzave të ish-kryeprokurores së Hagës, Carla Del Ponte.

Era85 20.12.2010 0 1018
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)