Beitragsansicht

Teknologjia, shkaktare e pagjumesise tek te rinjte

Duhej të ishin plot energji, por në fakt shpesh lënë pas dore shkollën, "luftojnë gjithë ditën me qepallat që duan të mbyllen dhe rigjallërohen vetëm para Facebook-ut. Këta janë adoleshentët e sotëm, që flenë shumë pak, pothuajse gjithmonë për faj të teknologjisë.

Tashmë interneti, celulari, televizori kanë zënë vend në dhomën e gjumit të adoleshentëve dhe një natë me gjumë të plotë është e pazakontë për shumicën e tyre. Ishte kjo një ndër arsyet që Dita Ndërkombëtare e Gjumit (18 mars) në vendet e Evropës u dedikohej pikërisht të rinjve, në përpjekje për t'i bërë të kuptojnë rëndësinë e gjumit. Sipas të dhënave të publikuara nga National Sleep Foundation në Amrikë, mesatarisht fëmijët e shkollës tetëvjeçare flenë një orë e gjysmë më pak sesa duhet, ndërsa 1 në 10 fle më pak se 6 orë në natë.

Sindroma e gjumit të pamjaftueshëm

"Të rinjtë deri në moshën 30 vjeç janë shpesh viktima të sindromës së gjumit të pamjaftueshëm, një shqetësim i provokuar nga reduktimi vullnetar i orëve të gjumit", thotë Fabio Cirignota, shef i Qendrës Mjekësore të Gjumit në Bolonja të Italisë. "Ajo që në këto raste mungon, është një edukatë korrekte e gjumit, për shkak të zakoneve të këqija të ditës. Në këto raste, të flesh gjumë bëhet një sfidë e vërtetë.

Si këshillë në këto raste vlen që të gjenden aktivitete relaksuese dhe të shmangen shqetësimet e ditës, pasi çdo gjë që e detyron trurin të rrijë aktiv, largon njëkohësisht edhe gjumin. Në këto raste i duhet thënë jo studimit apo aktiviteteve fizike në mbrëmje dhe duhen "përzënë" nga dhoma e gjumit kompjuteri dhe celulari, teknologji aktive shumë më të dëmshme se një film në televizor.

Kjo është pikërisht ajo që nuk arrijnë të bëjnë të rinjtë sot, të cilët, sipas të dhënave të publikuara në SHBA, në kohën para gjumit, mesatarisht më shumë se 1 në dy adoleshentë lundron në internet, flet apo dërgon mesazhe me celular, ndërsa 1 në 10 zgjohet pothuajse çdo natë nga e-mailet apo sms-të. Të rriturit preferojnë televizorin, i cili tashmë ndodhet në 95 për qind të dhomave të gjumit, por kjo e dëmton më pak cilësinë e gjumit, duke parë që vetëm 10 % e të rriturve ankohen për përgjumje gjatë ditës në krahasim me 20 për qind të të rinjve.

"Përgjumja gjatë ditës është tregues i një gjumi të pamjaftueshëm. Secili ka nevojë për një numër të caktuar orësh gjumi (kjo e përcaktuar gjenetikisht).
Fatkeqësisht, shumë njerëz mendojnë që të flesh mjaftueshëm është diçka relative, por studimet kanë treguar se kush fle pak, rrezikon të shtojë në peshë, të ketë rritje të presionit të gjakut e glicemisë, rritim, ankth dhe çrregullim të humorit. Një tjetër "pikë e nxehtë" që lidhet me gjumin e pamjaftueshëm janë edhe aksidentet rrugore. Sipas një studimi të bërë me rreth 300 të rinj, është vënë re se aksidentet me makinë, të rënda apo jo, janë më të shpeshta tek personat që flenë më pak.

Por, a ekziston mundësia që adoleshentët, shpeshherë edhe rebelë, të kuptojnë që duhet të pushojnë më shumë. Ekspertët nuk janë pesimistë. "Studimi ynë ka treguar se të rinjtë e dinë shumë mirë që p.sh. të qenit i përgjumur renditet ndër shkaqet kryesore të aksidenteve që ndodhin të shtunave mbrëma, pas shpejtësisë tej normave dhe përdorimit të drogave. Fëmijët duhet të edukohen që herët me rregullat e gjumit", përfundojnë ekspertët.

A_b_i 25.03.2011 0 1821
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
A_b_i
Esperienca është Mësuesi më i veshtire , Në fillim të bën provimin , Pastaj të shpjegon mësimin..
Bewertungen
2 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Lajme Shqip (7 beiträge)
Sport (1 beiträge)
Tech News (4 beiträge)
Tema shoqerore (10 beiträge)