Beitragsansicht

Sulm total mbi Libi

Vetëm amerikanët dhe britanikët lëshuan të paktën 110 raketa dhe tani zyrtarët ushtarakë po llogarisin dëmin e bërë.  

Gedafi, i gjendur tashmë përpara faktit të kryer, sulmit të aleatëve, u betua për raprezalje ndaj agresorëve, inicjues të kësaj kryqëzate të pajustifikuar, siç e quajti ai. Mëngjesin e sotëm, koloneli u shfaq në televizionin libjan duke thënë se forcat perëndimore nuk kishin asnjë të drejtë të mësynin Libinë që nuk u ka bërë asgjë të keqe.

“Por ne do ta mbrojmë këtë tokë centimetër më centimetër”, deklaroi ai.

Sipas televizionit shtetëror, 48 njerëz u vranë dhe 150 u plagosën gjatë sulmeve të aleatëve. Për këto vdekje nuk ka pasur asnjë konfirmim të paanashëm. Sipas nënadmiralit Bill Gortni, drejtor i Shtatmadhorisë Ushtarake Amerikane, asnjë avion amerikan nuk po fluturonte mbi Libi në këtë kohë dhe në terren nuk kishte forca amerikane.

Të shtunën, ishin avionët francezë ata që ndërmorën sulmet e para të huaja për zbatimin e zonës së ndalim-fluturimit. Ndërhyrja ushtarake u vendos në një takim të nivelit të lartë ndërkombëtar në Paris më herët gjatë ditës. Nga sa u mësua prej ushtrisë franceze, fillimisht u qëllua një mjet që po kërcënonte civilët në Libi. Por sipas disa njoftimeve, avionët luftarakë francezë shkatërruan katër tanke libiane pranë forteses së rebelëve, Benghazit.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kanadasë Stivën Harper, njoftoi formimin e bllokadës detare.

Forcat proqeveritare në Libi kishin avancuar kundër kryengritësve në dy fronte dje. Rebelët në qytetin e dytë më të madh të vendit, Bengazit thanë se ushtaret e Gedafit kishin vazhduar luftimet, duke mos respektuar hapur armëpushimin e shpallur të premten.

Pati gjithashtu njoftime për luftime në Axhabia në jug të Bengazit, si dhe në Misrata, një qytet që mbahet nga kryengritësit në pjesën perëndimore të Libisë pranë Tripolit. Agjencia e lajmeve Rojters citoi banorët, të cilët kishin thënë se nëntë njerëz u vranë në qytet si rezultat i goditjes me artileri nga qeveria dhe zjarri i snajperëve.

Era85 20.03.2011 0 1264
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)