Beitragsansicht

Spiunët rusë që u përzunë nga SHBA gjatë verës, ishin tradhtuar nga shefi i tyre

Disa muaj pasi pushtoi titujt e mediave botërore, skandali më i madh i spiunimit mes Moskës dhe Uashingtonit që nga epoka e luftës së ftohtë, bëhet sërish temë dite. Ai thirrjet Kolonel Shcherbakov, dhe dyshohet për drejtimin e departamentit amerikan të shërbimit rus. As emri i vërtetë dhe as ndonjë fotografi nuk janë gjetur deri më tani. Dy gazetarë nga Moska të gazetës 'Kommersant' kryen hetimin e tyre të pavarur dhe dolën në përfundimin se Shcherbakov u shiti amerikanëve agjentët e mbuluar rusë.
“Drama e gjithë kësaj situate-agjentët u shitën nga vetë shefi i tyre. Me të gjithë ata që folëm, pranonin se ky ishte dështimi më i madh në historinë e shërbimeve të huaja sekrete. Disa nga agjentët punonin të mbuluar prej dekadash, por të gjithë u flakën tej, u shitën…”, deklaroi Vladimir Solovyev, gazetar.
Zbulimi i tyre është konfirmuar edhe nga presidenti. Dmitri Medvedev tha se e dinte kush ishte tradhtari, qysh ditën e parë të skandalit. Në qershor, autoritet amerikane kapën 10 spiunë rusë, të cilët u deportuan në shkëmbim të 4 të burgosurve në Rusi, edhe ata të akuzuar për nxjerrje informacioni.
Ndërsa kolonel Shcherbakovi, vetëm pak ditë para se ti shiste bashkëpunëtorët e tij, kishte udhëtuar drejt SHBA. Dyshimet për të filluan që disa muaj më parë, kur iu ofrua një ngritje në detyrë. Për këtë atij i duhet t’i nënshtrohej detektorëve të gënjeshtrimit ose makinës së të vërtetës. Shcherbakovi refuzoi punën, dhe nga ana tjetër, shiti bashkëpunëtorët.
“Shcherbakov mund të ishte një agjent amerikan prej kohësh. Jam i sigurt se gjithë kjo histori ishte kurdisur nga shërbimi sekret amerikan. Vetëm ata mund ta nxirrnin këtë histori, dhe kohen e daljes së skandalit ishte zgjedhur e përkryer”,tha Nikolay Kovalyov, ish shef i Shërbimit Federal të Sigurimit.
Mes spiunëve ishte Mikhail Vasenkov, një agjent 40 vjeçar rus që thuajse kishte harruar edhe gjuhën ame për shkak të infiltrimit të mirë në jetën amerikane. Ndërsa figura më e dashur për mediat, ishte e reja, e bukura dhe e pasura Anna Chapman e quajtur si ‘biondja ruse’

Era85 15.11.2010 0 867
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
15.11.2010 (vor 4932 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)