Beitragsansicht

Shumë të kthyer në kufi 15/12/2010

Kjo ka bere te kete keqkuptime qe ne diten e pare per kalimin e kufirit pa viza. Disa shtetas jane paraqitur vetem me pasaporten ne xhep dhe qe jane refuzuar si nga policia shqiptare ashtu edhe nga ajo greke, e cila ka kerkuar se pari pajisjen me nje siguracion jete.

Drita e kuqe u ndez edhe per ata qe do te shkonin tek te afermit e tyre, por qe ne rastin konkret nuk kishin adresat e sakta te te afermve, por vetem emrin e qytetit ku do shkonin. Por pika me kontestueshme edhe gjate mesazheve qe Ministria e Brendshme shperndau ne lidhje me sasine e parave qe duhet te kesh me vete, ka qene pengesa me serioze per kalimin e kufirit.

Gjate gjithe publicitetit qe ben, qeveria shqiptare nuk pranoi te kishte kuota te caktuara per hyrje ne shtetet europiane, duke e lene evaziv togfjaleshin “njeri i besuar”.

Ndersa ne daten 15 dhjetor, ne nje prej pikave te kalimit kufitar, ne doganen e tre urave, ne permet polici grek kujton se udhetaret duhet te kene me vete vec siguracionit te jetes dhe adreses se sakte te mikpritesit, edhe nje sasi parash kesh, te llogaritura 50 euro ne dite.

Nderkohe qe per udhetaret qe levizin me avion, autobus e tragete duhet te paraqesin edhe bileten e kthimit, ndersa ata qe udhetojne si turiste duhet te tregojne prenotimin e hotelit.

Era85 15.12.2010 0 908
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)