Shikime

Rusmali voton pro rezolutës që akuzon UÇK-në e shqiptarët 2011-01-26

Kryetari i delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Ilir Rusmali, voton pro rezolutës së Dick Marty-t. Vota e deputetit Ilir Rusmali është e pasqyruar në faqen zyrtare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe është konfirmuar edhe nga kolegët e tij shqiptarë të ndodhur në Strasburg. Gazeta “Shqip” është përpjekur të kontaktojë me deputetin Rusmali, megjithëse ky i fundit, pas votimit ka mbyllur telefonin. Pjesa tjetër e delegacionit shqiptar ka dhënë votën kundër. Deputetët Damian Gjiknuri dhe Shpëtim Idrizi kanë votuar kundër rezolutës së Dick Marty-t.

Vota kundër

Pjesa tjetër e delegacionit shqiptar është shprehur kundër raportit të Dick Marty-t, duke e cilësuar atë si pjesë e fabrikimeve nga qarqet sllave kundër lidershipit të Kosovës. “Zoti Reporter, i nisur nga indiciet e një libri, me iniciativë ruse, me ndihmën e Serbisë, i etur për publicitet, tenton pa asnjë provë nëpërmjet një raporti, të vendosë në bankën e akuzës: Bashkimin Europian, SHBA, Kosovën, Shqipërinë, Hashim Thaçin dhe UÇK-në”. Këto janë fjalët e para me të cilat deputeti Shpëtim Idrizi është shprehur përpara Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Të deleguarit nga Shqipëria deklaruan se raporti i Marty-t është përpiluar me iniciativën ruse dhe me ndihmën e Serbisë. Qëllimi i raportit është publiciteti pa dëshmi konkrete si dhe ngritja e akuzave të pabaza kundër Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosovës, Shqipërisë dhe Hashim Thaçit. Pala kosovare i ka quajtur akuzat të pabaza dhe ka kërkuar përgjegjësinë e europarlamentarit nga Zvicra. Akuza të ngjashme për krime janë ngritur edhe më parë prej ish-prokurores së Tribunalit të Hagës për Krimet në ish-Jugosllavi, Carla del Ponte. Deputeti Idrizi ka hedhur kategorikisht poshtë raportin e Dick Marty-t për trafikimin e organeve. “Serbia e Milosheviçit ka përdorur furrat e fabrikave për të zhdukur kufomat nga frika e ndëshkimit ndërkombëtar, ndërsa sot paraqet shqiptarët si xhelatë”, tha deputeti Idrizi në fjalën e tij. Deputeti Idrizi ka bërë me dije në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës që Dick Marty të paraqesë dëshmitë e tij në lidhje me raportin që ka hartuar. “Në raportin tuaj nuk ka të paktën një emër të vdekuri që i kanë marrë organet! Mirë dëshmitarët e gjallë që kanë frikë, po të vdekurit pse mungojnë në raportin tuaj?”, i është drejtuar deputeti Idrizi, Dick Marty. “Në ndërmarrjen e z. reporter, që i ka kushtuar dy vjet e gjysmë kohë dhe para KE-së, ka diçka të ngjashme. Unë kam një eksperiencë personale që më bind për këtë. Unë i përkas popullsisë çame, viktimë e gjenocidit dhe spastrimit etnik, në fund të Luftës së Dytë Botërore, kur s’kishte as CNN, as Këshill Europe, që të dokumentonte gjithë krimet. E vërteta e atij gjenocidi mbi çamët, hebrenjtë e Greqisë, që unë dhe familja ime e dimë mirë, asnjëherë s’është mësuar nga bota. Unë jam shumë i ndjeshëm se, në atë kalvar biblik kam pasur tim gjysh dhe babain tim, që nuk e panë më kurrë vendin ku kishin lindur”, tha Idrizi. Gjatë fjalës së tij, deputeti Idrizi bëri me dije se i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që të hedhë poshtë projektrezolutën. “Ajo nuk ndihmon në përmirësimin e marrëdhënieve midis shqiptarëve të Kosovës dhe Serbëve, por i përkeqëson ato”, tha Idrizi

Era85 26.01.2011 0 822
Komente
Radhit pas: 
Për faqe:
 
  • Ende nuk ka komente
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Më të votuarat
0 votes
Veprimet
Rekomandoj
Kategoritë
Filme (3 postimet)
Lajme Shqip (292 postimet)
Movies (2 postimet)
Ngjarje (1 postimet)
Politics (3 postimet)
Politik (3 postimet)
Tech News (48 postimet)