Beitragsansicht

Reagon ashpër Kryeministri grek. Ambasadori Dervishi: S’ka ndryshim kursi

Athina zyrtare legjitimon statusin politik të incidentit të fundit në Himarë, ku gjeti vdekjen shtetasi shqiptar, Aristotel Guma. Pas rreth një muaji nga ngjarja tragjike dhe në një kohë kur gjykatat shqiptare ende nuk janë shprehur për të, kreu i qeverisë greke, Jorgo Papandreu, nuk ka munguar që të inkuadrojë incidentin në një sfond nacionalist që, sipas tij, është bërë shqetësues. “Kjo është një çështje serioze, së pari për marrëdhëniet dypalëshe që Greqia dëshiron të zhvillohen pozitivisht, por është çështje serioze edhe për rrugën europiane të Shqipërisë, pse nacionalizmat në Ballkan nuk i ndihmojnë vendet fqinje. Doja t’ia dërgoja mesazhin palës shqiptare se nacionalizmat gjithmonë kanë krijuar probleme kolosale, jo vetëm ndërmjet vendeve, por me viktima edhe qytetarë të thjeshtë”, citon seksioni shqip i BBC-së, Kryeministrin grek. Vjen kështu një qëndrim i nivelit më të lartë shtetëror nga ana e Greqisë, e cila po adapton në thelbin e vet gjuhën e shqetësimeve konstante që është bërë pjesë e ligjërimit publik të subjekteve të tilla si Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut apo edhe organizata politike OMONIA. Edhe pse Papandreu ka nënvizuar se manifestimet nacionaliste u përkasin grupimeve ekstremiste, mesazhi i dërguar prej tij ndaj Tiranës zyrtare zyrtarizon ekzistencën e problemeve në marrëdhëniet mes dy vendeve. Për ambasadorin shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi, qëndrimi i kreut të qeverisë greke është parimor. “Kemi një qëndrim parimor të Greqisë për minoritetin dhe nuk mund të flitet për ndryshim kursi. Aq më shumë që në deklaratën e z. Papandreu flitet për grupe ekstremiste. Nga ana tjetër, ajo ishte një përgjigje ndaj pyetjeve të bëra dhe jo një qëndrim i posaçëm”, tha për “Shqip”, nëpërmjet telefonit ambasadori Dervishi. Pa mohuar klimën e brendshme në Greqi, por edhe staturën e një politikani të moderuar siç edhe është Kryeministri i Greqisë, është për t’u nënvizuar se monitorimi i Athinës ndaj Shqipërisë në drejtim të minoritetit udhëhiqet nga një kujdes i institucionalizuar jashtë të qenët një variabël i marrëdhënieve dypalëshe apo edhe humorit politik. Më shumë domethënëse është sjellja prej tij në kujtesë e pranisë së emigracionit shqiptar në Greqi, që si dukuri njerëzore, por edhe politike, e simetrizon shqetësimin, sërish larg ngarkesës emocionale nacionaliste. “Ne këtu në Greqi bëmë një përpjekje serioze për integrimin e shumë shqiptarëve në shoqërinë greke, në këtë proces mund të ketë pasur edhe probleme dhe incidente. Por duhet t’i shmangim nacionalizmat dhe minoriteti grek duhet të ketë mbrojtjen e shtetit shqiptar sa u përket të drejtave të tij. Dhe ky do të jetë qëndrimi që do të mbajë pala greke”, tha Kryeministri Jorgo Papandreu. Për sa i përket Shqipërisë, i vetmi shqetësim mbetet ndikimi i zërit grek në Bashkimin Europian për çështje të kësaj natyre që janë shumë të ndjeshme. Në një plan më të gjerë, reagimi grek është për t’u admiruar për sa kohë që administron me tone politike çdo incident që lidhet me minoritetin grek në Shqipëri, apo edhe atë pjesë të popullsisë që konsiderohet e këtillë, qoftë edhe pa u njohur nga shteti shqiptar. Për më shumë që rasti i fundit u jep një jehonë shumë të fortë zërave të dyshes Bollano-Dule, që në këtë kuadër fitojnë edhe një kartë krediti të fortë për zgjedhjet lokale të vitit 2011. Një ngritje e tonit nga Greqia, pikërisht kur Shqipëria po u afrohet proceseve elektorale, është një sinjal që bart në vetvete peshën e faktorit real në llogaritë politike që duhen bërë, pa harruar se për një vend që aspiron integrimin, akuza për nacionalizëm është shumë e rëndë dhe me potencial penalizues

Era85 14.09.2010 0 898
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
14.09.2010 (vor 4980 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)