Beitragsansicht

Pranë heqjes së vizave

Shqipëria dhe Bosnja janë pranë plotësimit të kritereve teknike të nevojshme për liberalizimin e vizave.(UPDATE)

 

“Përgjithësisht pozitive janë vlerësimet e misioneve të ekspertëve dhe me të dhënat e deritanishme nga të dy vendet mund të themi se është bërë progres i mirë që prej muajit maj. Të dy vendet janë prane plotësimit të kritereve”, deklaron përfaqësuesja e KE-së, Heike Buss.

Nga 3 kriteret e mbetura për Shqipërinë, misionet e ekspertëve, që vizituan vendin nga data 12 deri në 15 korrik, vlerësojnë se më shumë përpjekje nevojiten ende në zbatimin e kuadrit ligjor për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Më shumë përpjekje janë të dëshirueshme për rritjen e aftësive të kapjes së kriminelëve dhe zgjerimin e vlerësimit mbi rrezikun. Përpjekjet e prokurorisë për të hetuar rastet e korrupsionit janë intensifikuar dhe është rritur numri i tyre nga grupet e përbashkëta hetimore. Më shumë përpjekje duhen bërë për të amenduar legjislacionin, me qëllim që të garantohet se shtrirja e gjërë e imunitetit e gjykatësëve dhe politikanëve nuk do të dëmtojë hetimin efikas të prokurorisë për rastet e korrupsionit”, vazhdon më tej përfaësuesja Buss.

Kapacitetet administrative janë forcuar në këtë drejtim falë trajnimeve si dhe njihet progres përsa i takon kriterit të konfiskimit të aseteve kriminale. Strategjia dhe plani i aksionit për integrimin e të riatdhesuarëve siguron deri në 2015, siç u shpreh zyrtarja e Komisionit, strehimin, edukimin dhe punësimin e personave që i kthehen Shqipërisë. Raporti përfundimtar paraqitet në mes të shtatorit.

Raportuesja Tanja Fajon kërkoi që vendimi për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën të trajtohet si çështje urgjente, sikundër u premtua një vit më parë nga Brukseli e siç ndodhi dhe për tre vendet e tjera përfituese të rajonit.

“Qershorin e kaluar kur komisioni u shpreh për 3 vendet e tjera, ne e dinim brenda ditës se kur kjo gjë do të ndodhte,  u lajmërua 1 janari 2010, për fat u përshpejtua para Krishtlindjeve. Sot ende nuk e dimë një datë për Shqipërinë dhe Bosnjën, megjithëse kanë kaluar disa  muaj nga propozimi legjislativ i komisionit e nuk mund të themi se trajtimi është i njëjtë”, u shpreh raportuesja e vizave në PE, Tanja Fajon.

Dy grupet kryesore politike të legjislativit europian u shprehen se do të votojnë pro në seancën plenare të tetorit, në rast se Komisioni shprehet edhe pas dy javësh, në raportin përfundimtar me shkrim, se të dy vendet i kanë përmbushur kriteret.

Ekstremistët u shprehen kundër liberalizimit të vizave duke shpjeguar se regjimi i lirë do t’u mundësonte kriminelëve shqiptarë të vijonin trafikun e tyre në BE. Por përfaqësuesja e Komisionit garantoi se edhe pas marrjes së vendimit për heqjen e vizave, proçesi monitorues ndaj dy vendeve të Ballkanit do të vijojë

Era85 03.09.2010 0 1630
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
03.09.2010 (vor 4956 Tagen)
Bewertungen
2 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)