Shikime

Përmbytjet, kompensim me ligjin e digave 13/12/2010

Gjate mbledhjes me Shtabin e Emergjencave ne Shkoder, kryeministri kerkoi durim sepse ky proces kerkon largimin e ujërave.

“I garantoj qytetarët e zonave të përmbytura, sapo të bëhet e mundur përllogaritja e dëmeve ata do të zhdëmtohen tërësisht mbi ligjin e digave. Mbi këtë bazë është bërë përllogaritja e një viti më parë dhe mbi këtë bazë bëhet edhe për këtë vit. Kjo bëhet mbi një procedurë vlerësimi dhe ne kërkojmë nga qytetarët që të kenë durim”, tha Berisha.

Kryeministri permendi disa nga pasojat qe la kjo permbytje, e cila fatmiresisht nuk mori asnje jete njeriu.

“Kjo fatkeqësi e madhe natyrore mori përmasa të mëdha, përmbyti mijëra hektare, përmbyti mijëra shtëpi, por nuk arriti të merrte asnjë jete njeriu", tha Berisha.

Kryeministri i ka vene theksin ndihmes mjekesore per personat ne nevoje ne zonat e permbytura.

Duke marre shembull lindjen e nje femije ne Velipojen e rrethuar nga ujërat, Berisha vleresoi punen e mjekeve dhe piloteve qe asistuan ne ndihmen ndaj personave te ndryshem.

Kryeministri theksoi nevojen e solidaritetit me zonat e permbytura. Ai tregoi disa nga inisiativat me te fundit te komunave te ndryshme te vendit qe kane ofruar ndihme ne baze ushqimore per blektorine ne zonat e perfshira nga ujërat

Era85 13.12.2010 0 1069
Komente
Radhit pas: 
Për faqe:
 
  • Ende nuk ka komente
Post info
Më të votuarat
0 votes
Veprimet
Rekomandoj
Kategoritë
Filme (3 postimet)
Lajme Shqip (292 postimet)
Movies (2 postimet)
Ngjarje (1 postimet)
Politics (3 postimet)
Politik (3 postimet)
Tech News (48 postimet)