Shikime

OKB: 43 milionë refugjatë në botë

Janë rreth 43,7 milionë refugjatë në të gjithë botën. Ky numër nuk ka qenë kurrë kaq i lartë në 15 vitet e fundit, sipas raportit të UNHCR të publikuar dje në Gjenevë në Ditën Botërore të Refugjatëve. Në bazë të të dhënave të raportit “Global Trends 2010”, Pakistani, Irani e Siria kanë numrin më të madh të refugjatëve, respektivisht 1,9 milionë, 1,1 milionë dhe 1 milionë. Sa i përket vendeve më të industrializuara të botës, Gjermania strehon pjesën më të madhe të refugjatëve. Sipas raportit, në Gjermani jetojnë rreth 594.000 njerëz, të cilët janë larguar para shpërthimit të luftës, nga dhuna dhe presioni në vendet e tyre. Numrin e dytë më të lartë e ka SHBA-ja me 264.000 refugjatë, më pas vjen Britania e Madhe me 238.000. Ndërkohë pjesa më e madhe e refugjatëve, rreth 80 për qind, jetojnë në vendet në zhvillim. Komisioneri i OKB-së për refugjatët, Antonio Guterres foli edhe për mundësinë e kthimit të tyre në vendet e origjinës: “Jemi absolutisht kundër çdo lloj forme kthimi. Mënyra më e mirë për të zgjidhur situatën nuk është të kthesh barkat pas, por t’i garantosh akses ndaj territoreve”, tha ai. Nga 43.7 milionë njerëzit e detyruar për t’u ‘arratisur’, 15.4 milionë janë refugjatë, 27.5 milionë janë të pastrehë për shkak të konflikteve të brendshme dhe 850 mijë janë azilkërkues. Po sipas UNHCR është vërtet shumë e trishtueshme shifra e 15.500 kërkesave për azil të prezantuara nga minorenët të pashoqëruar apo të ndarë, pjesa më e madhe e të cilëve somalezë apo afganë. Raporti nuk ka marrë në shqyrtim zhvendosjet e detyruara të popullsisë në 6 muajt e parë të vitit 2011, si ato në Libi, Bregun e Fildishtë dhe Siri. Në këtë ditë të rëndësishme, vëmendja u përqendrua edhe tek numri në rritje i njerëzve që kanë marrë arratinë për t’i shpëtuar dhunës në botën arabe. Protestat antiqeveritare po shtypen me forcë në vende si Libia dhe Siria, duke detyruar dhjetëra mijëra vetë të largohen drejt një të ardhmeje të panjohur.

Era85 21.06.2011 0 876
Komente
Radhit pas: 
Për faqe:
 
  • Ende nuk ka komente
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Më të votuarat
0 votes
Veprimet
Rekomandoj
Kategoritë
Filme (3 postimet)
Lajme Shqip (292 postimet)
Movies (2 postimet)
Ngjarje (1 postimet)
Politics (3 postimet)
Politik (3 postimet)
Tech News (48 postimet)