Beitragsansicht

Ndryshojnë rregullat e Lotarisë Amerikane, si të pajisesh me Green Card

SHKODËR - Ndryshimet e këtij viti në rregulloren e lotarisë amerikane kanë sjellë në Shkodër zëvendëskonsullen e SHBA-së në Tiranë Emily Makely, e cila ka bërë publike nisjen e lotarisë amerikane për këtë vit. Sipas saj, rregullat për aplikuesit e DV-2012 këtë vit kanë ndryshuar. Kështu, "çdokush që aplikon për lotarinë duhet të kuptojë rregullat lidhur regjistrimin dhe kualifikimet përpara se të regjistrohet.


Çdo person mund të regjistrohet dhe kjo është pa pagesë. Nuk ka moshë minimale apo maksimale për t'u regjistruar, po kërkesa për shkollim të mesëm që i përgjigjet nivelit të shkollimit në SHBA apo përvoja e punës së aplikuesve do të ndikojë në skualifikimin e ndonjë personi nën 18 vjeç. Gjithçka do të jetë në rrugë elektronike dhe përzgjedhja është e rastësishme nga kompjuteri. Niveli i shkollimit të aplikantëve do të jetë vetëm me kohë të plotë, dhe jo të pjesshme, ndërsa ka dhe profesione të preferuara me mundësi më të shumta si mjekë, stomatologë, avokatë apo inxhinierë të hapësirës", tha Makely

Ajo ka sqaruar se lotaria është falas dhe do të zhvillohet nga data 5 tetor - 3 nëntor dhe nuk do ketë afat shtyrje. Nuk do të ketë lajmërime me postë, por konfirmimi do të jetë vetëm përmes internetit ku çdo aplikanti i përgjigjet një numër kualifikues. Duke qëndruar jashtë çdo komenti tjetër politik, Makely ka theksuar se shqiptaret janë ndër popujt evropianë që aplikojnë më shumë në lotarinë amerikanë dhe kane qenë më me fat. Gjithashtu, ajo ka theksuar se SHBA ka ofruar politika lehtësuese ndaj shumë kategorive duke ofruar shumëllojshmëri vizash.

A_b_i 21.09.2010 0 1529
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
A_b_i
Esperienca është Mësuesi më i veshtire , Në fillim të bën provimin , Pastaj të shpjegon mësimin..
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Lajme Shqip (7 beiträge)
Sport (1 beiträge)
Tech News (4 beiträge)
Tema shoqerore (10 beiträge)