Beitragsansicht

Ndotet uji në Vlorë, 100 fëmijë në ditë në pediatri. Dyshohet epidemi

VLORE- Situate shqetesuese ne Repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Vlorës. Në ditë në këtë repart paraqiten 100 apo edhe më tepër fëmijë, shumë prej të cilëve shtrohen, ndërkohë që kapacitetet janë 50 shtretër. Drejtori i spitalit të Vlorës, Besnik Elezi, është shprehur se është një situatë për të cilën është informuar dhe ministri i Shëndetësisë. Sipas tij, nëse do të vijohet me këto ritme, atëherë do të kërkohen ambiente shtesë. Deri në këto momente janë shfrytëzuar të gjitha dhomat dhe ambiente të tjera të këtij pavioni, ku edhe në korridore janë parë shtretër e nuk janë të pakta rastet kur dy fëmijë rrinë në një krevat.

Sipas pediatres Rita Llanaj, janë të shumtë fëmijët edhe të moshës nën 3 vjeç që vizitohen dhe shtrohen njëkohësisht. Ata paraqiten me bark dhe të vjella, si dhe shqetësime të tjera të cilat vijnë si pasojë e humbjes së lëngjeve të trupit. "Duke e krahasuar me një vit më parë, - tha Llanaj, - numri ka qenë i lartë, referuar periudhës". Nuk është i paktë edhe numri i fëmijëve që marrin mjekim, duke mos u shtruar në këto reparte. Shumë prindër për këtë ia kanë hedhur fajin ujit të pijshëm, që sipas tyre ka pasur probleme.
Aktualisht reparti i Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Vlorës po përballon një fluks dy tre herë më të lartë se normat e lejuara.

A_b_i 21.09.2010 0 1150
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
A_b_i
Esperienca është Mësuesi më i veshtire , Në fillim të bën provimin , Pastaj të shpjegon mësimin..
21.09.2010 (vor 4938 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Lajme Shqip (7 beiträge)
Sport (1 beiträge)
Tech News (4 beiträge)
Tema shoqerore (10 beiträge)