Post view

Lideri i opozitës vijon turin në Korçë: Kasat fiskale, burim korrupsioni

Lideri i opozitës, Edi Rama, ka vijuar dje turin e tij me socialistët në qytetin e Korçës. Varfëria, papunësia dhe korrupsioni janë risjellë prej tij në vëmendje të anëtarëve të bazës duke i vlerësuar ato si motive legjitime të nisjes së protestave në mbarë vendin. “Sot Shqipëria ka 1 milion të papunë që nuk kanë më asnjë shpresë për të siguruar bukën e gojës për vete dhe fëmijët, ndërkohë që qeveria është duke e çuar vendin drejt shkatërrimit ekonomik për shkak të borxheve të shumta. Jemi të vetëdijshëm për lidhjen mes votave të vjedhura, kutive të mbyllura dhe rrënimit të përditshëm ekonomik që ka hyrë në çdo familje shqiptare që nuk jeton brenda oborrit të pushtetit. Është e qartë që kutitë e mbyllura ishin preludi i një kapitulli të rëndë jo vetëm për drejtësinë, por edhe për ekonominë shqiptare”, tha Edi Rama. I shoqëruar në këtë qytet nga kreu i Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi, dhe deputetët e qarkut përveç Ben Blushit, kreu socialist ka prekur edhe çështjen e kasave fiskale që është kthyer në shkak tensioni mes qeverisë dhe biznesit, sidomos atij të vogël, i cili penalizohet mjaft rëndë si nga vendosja e kasës ashtu edhe nga çmimi i saj që tanimë është verifikuar si abuziv. “Shembulli më i fundit është ai i kasave fiskale. Askush nuk është kundër kasave, por procesi i vendosjes së tyre është tërësisht i korruptuar. Në këtë proces i interesuari i drejtpërdrejtë për përfitimin është Sali Berisha, pasi i gjendur para reagimit të tregtarëve për çmimin aq të kripur nuk i thërret zërit të arsyes, por i mbyll gojën ministrit të Financave. Sali Berisha flet për taksat si për një sëmundje të sistemit. Janë 40 milionë euro që Sali Berisha kërkon t’u garantojë dy kompanive, të cilat shkojnë në një xhep atë të oborrit të pushtetit”, tha Rama. 40 milionë euro fitime në emër të luftës kundër informalitetit shkojnë sot drejt firmave klienteliste të qeverisë dhe Kryeministrit, i cili në debatin e fundit për këtë problem është shfaqur kontradiktor edhe me ministrin e tij të Financave, Ridvan Bode. Vendimi për të ndërhyrë me ligj, pas protestave të tregtarëve flet mjaft mirë për mentalitetin e shumicës në pushtet, të drejtuar nga Sali Berisha, mentalitet i cili duket se e sheh qytetarin si subjekt shfrytëzimi. Ky vetëpërkufizim i kësaj qeverie, e jep vetiu bazën logjike për të kërkuar largimin e saj, si opsion pa alternativë. “Duhet ta largojmë këtë qeveri që nuk është e qytetarëve, por e kusarëve. Një realitet si ky i yni ku qeveria u merr votën njerëzve edhe kur s’ua japin nuk do t’ia dijë për çfarë janë këta njerëz në hall, apo çfarë shpresojnë, se u ka hequr rolin që kanë njerëzit në një demokraci normale, atë të gjykatësit. Sot Shqipëria nuk zhvillohet ekonomikisht, por mbahet në një oborr njerëzish të pushtetshëm që pasurohen në mënyrë marramendëse dita-ditës duke shfrytëzuar pushtetin, kur ka një masë familjesh që nuk arrijnë të nxjerrin as bukën e gojës”, është shprehur kreu i PS. Përveç realitetit që shfaqet përherë e më i rënduar dhe problematik, sjellja e shumicës aktuale po dënon edhe perspektivën e vendit. Borxhet e saj, sipas Edi Ramës janë fara e sëmundjeve ekonomike të nesërme, për të cilat do të duhet të paguajnë të gjithë shqiptarët. “Shqipëria po zhytet në varfëri, por edhe në një borxh që rrezikon të mbyllë rrugën tonë të së ardhmes, duke na lënë një detyrim edhe pas largimit të kësaj qeverie. Ajo që bën Berisha nuk ka të bëjë fare me zhvillimin ekonomik. Ajo që bën kjo qeverisë është që merr borxh për të larë borxhe, duke u zhytur çdo ditë e më shumë në borxh e duke mbetur në borxhe. Berisha është i paaftë për të...”, përfundoi Rama fjalën e tij në Korçë.

Era85 29.09.2010 0 739
Comments
Order by: 
Per page:
 
  • There are no comments yet
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
29.09.2010 (4995 days ago)
Rate
0 votes
Actions
Recommend
Categories
Filme (3 posts)
Lajme Shqip (292 posts)
Movies (2 posts)
Ngjarje (1 posts)
Politics (3 posts)
Politik (3 posts)
Tech News (48 posts)