Beitragsansicht

Kryeministri shqiptarë Berisha, për vizitë dyditore në Azerbajxhan

Kryeministri Berisha është nisur sot për një vizitë dyditore në Azerbajxhan. Gjatë qëndrimit atje, Berisha pritet të takohet me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kryetarin e Kuvendit, Oktay Asadov, dhe kryeministrin Artur Rasi-Zade.
Në qendër të vizitës pritet të jetë konsolidimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimi i bashkëpunimit mes vendeve sidomos në aspektin ekonomik.
Pas takimit, dy homologët pritet të nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen dhe nxitjen reciproke të investimeve mes dy vendeve si dhe një Memorandum Mirëkuptimi midis Ministrive të Ekonomisë të dy vendeve, për bashkëpunimin në fushën e industrisë dhe energjisë.
Vizita do të vijojë me takimet me zëvendëskryeministrin Nadir Huseynov, Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Azerbajxhanit Shahin Mastafayev si dhe komunitetin e biznesit azerbajxhanas.

Era85 09.02.2012 0 1023
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)