Beitragsansicht

Kombëtarja kuqezi luan një 45 minutësh perfekt, por në 90’ fiton vetëm 1-0

 

Mision i përfunduar, por kjo Shqipëri mund dhe duhej të kishte bërë më shumë. Luksemburgun në “Qemal Stafa” e mundim vetëm 1-0, falë një eurogoli të Salihit, ndërsa kombëtarja luan një 45 minutësh perfekt, ndërsa në të dytën tregon një fytyrë tjetër. Nuk administron superioritetin numerik në fushë, pasi mungon një organizim i mirë i lojës. Gjithsesi tri pikët janë shumë të rëndësishme dhe Kuzhe më në fund merr edhe fitoren e parë në një ndeshje zyrtare në 15 muaj në drejtimin e Shqipërisë. Një triumf që vlen për vendin e parë të Shqipërisë në Grupin D pas 2 ndeshjeve të para me 4 pikë.

Ashtu siç kishte premtuar, trajneri Kuzhe kishte zbritur në fushë një skuadër shumë sulmuese ndaj Luksemburgut modest, me Bogdanin dhe Salihin përpara dhe Muzakën, Duron e Skelën të gatshëm për t’i mbështetur. Pa kaluar ende minuta e parë, një kros i Muzakës nga e djathta jep shkëndijën e parë të një ndeshje superofensive për kuqezinjtë, por as Salihi e as Bogdani nuk e arrijnë dot. Në atë fillimndeshje Shqipëria tregoi freski fizike dhe shumë kreativitet. Një start krejt ndryshe nga ai me Rumaninë. Kërkohet me këmbëngulje zhbllokimi i rezultatit. Miqtë qëndrojnë të mbyllur në mesfushën e tyre dhe mbrohen me forca të shumta, ndërsa Shqipëria sulmon vazhdimisht. Krahu i djathtë funksionon shkëlqyeshëm, me një Muzaka në formë, që arrin shpesh të depërtojë deri në fundore dhe të japë krose drejt zonës. Skuadra jonë është e zhvendosur thuajse e gjitha përpara dhe Luksemburg provon në befasojë në dy kundërsulme, ku edhe mund të kishte rrezikuar, por gjithsesi, për fat u neutralizuan. Kuqezinjtë ndërtojnë një sërë aksionesh. Duro ekzekuton një goditje dënimi në minutën e 29-të, por grushton portieri Joubert i Luksemburgut. Provon më pas Curri, por topi përfundon pak mbi traversë. Minuta e 37 ka ngritur peshë tifozët e pranishëm në stadium: Bulku rikuperon, topi shkon te Dallku, i cili kroson nga e djathta për Salihin, që me një gjysmëkthesë shënon një gol të mrekullueshëm, duke i dhuruar kështu Shqipërisë avantazhin e shumëpritur për minuta të tëra. Djemtë e Kuzhes në pjesën e parë ishin shumë të qartë në lojën e tyre, ishin gjithmonë afër portës kundërshtare, krijuan shumë raste, por vetëm një gol. Në të dytën, Shqipëria është më e qetë e provon të qarkullojë shumë topin, të ndërtojë aksione të rrjedhshme. Gjithçka funksionon në mënyrë perfekte, por mungon pasi i fundit, i cili ose nuk është i saktë, ose ndalet nga kundërshtarët. Në të paktat raste që luksemburgasit i afrohen zonës tonë, në minutën e 58’ Mutsch simulon dhe gjyqtari nuk ngurron të japë një karton të verdhë, që është i dytë për të dhe kompleton një të kuq. Miqtë luajnë me një lojtar më pak. Por, çuditërisht në fushë nuk ndihet, pasi tanët lëshojnë terren dhe kundërshtari e prek më shumë herë topin për disa minuta. Madje miqtë tronditin një traversë, por për fat janë në pozicion jashtë loje. Hyka zë vendin e Muzakës së dëmtuar. Pak sekonda më vonë Cana provon reflekset e Jaubert, ndërsa Salihit traversa i mohon golin e dytë.

Bogdani çon në rrjetë një top, por ndëshkohet me karton të verdhë, pasi gjyqtari kishte kohë që kishte fërshëllyer për pozicion jashtë loje. Në minutat e fundit një parabol e Skelës vë në provë portierin Jaubert, i cili grushton me vështirësi në goditje këndi. Shqipëria e pjesës së dytë është ndryshe nga e para. Është më e lodhur, harron të luajë edhe pse kundërshtari është me një lojtar më pak. Madje duket sikur e mëshiron. Mungonte një lojë e organizuar mirë dhe ekipi insiston në qendër, aty ku Luksemburgu ka përqendruar forcat të shumta. Duket e vetëkënaqur dhe i mungon dëshira për të luajtur për më shumë se 1-0.

Era85 09.09.2010 0 919
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)