Beitragsansicht

KQZ shpall listën e renditjes së partive për zgjedhjet. 22/11/2010

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë organizoi dje tërheqjen e shortit nga partitë politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit të këtij viti. PDK-ja do të ketë numrin “49”; LDK-ja “36”; AAK-ja “43”; AKR-PD-PSD dhe disa parti të tjera që përbëjnë këtë koalicion do të identifikohen me numrin “31”; LDD-ja “27”; Lëvizja Vetëvendosje! “40”; Fryma e Re “25”, etj. 
Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, pas tërheqjes së shortit deklaroi se institucioni që drejton, përkundër kohës së shkurtër, është përgatitur për të organizuar zgjedhjet e 12 dhjetorit. Ndërkohë që kryetarja e institucionit zgjedhor ka kërkuar edhe ndihmën e mekanizmave të tjerë vendorë e ndërkombëtarë që ky proces të shkojë normalisht.
Për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit nga KQZ-ja janë certifikuar 29 subjekte politike; shtatë u përkasin shqiptarëve, tetë janë nga radhët e serbëve, katër subjekte boshnjake, 2 turke dhe 8 subjekte nga komunitetet e tjera.

Krasniqi e Thaçi bëjnë thirrje për zgjedhje të lira e demokratike

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, bashkë me strukturat qendrore të kësaj partie u takuan dje me strukturat e degëve të PDK-së në Prizren dhe Suharekë, ku kanë bërë thirrje për zgjedhje dhe një fushatë sa më korrekte dhe që të jetë shembull në rajon. Ndërsa, kanë shprehur besimin se qytetarët e vendit do t’i besojnë PDK-së qeverisjen e vendit edhe për 4 vitet e ardhshme. Në këto takime ka marrë pjesë edhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, nënkryetari Fatmir Limaj dhe sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Jakup Krasniqi që njëherësh është president në detyrë. Krasniqi ka thënë se nuk kanë ardhur për të bërë fushatë, por për të bërë thirrje që zgjedhjet e sivjetme të jenë shembull për zhvillimin e demokracisë në Kosovë.
“Kosova ndodhet para një ngjarje të rëndësishme, para zgjedhjeve të parakohshme të parapara më 12 dhjetor. Para së gjithash dhe mbi të gjitha, këto zgjedhje kanë rëndësi të madhe për zhvillimin dhe avancimin e demokracisë. Kanë rëndësi të madhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, për institucionet që do të dalin pas zgjedhjeve dhe për mesazhin që do të japin”, - ka thënë Krasniqi, duke shprehur besimin e tij se PDK-ja do t’i prijë këtij procesi.
Ndërkaq, Thaçi gjithashtu ka bërë thirrje që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme, duke ftuar partitë e tjera që të marrin mësim te PDK-ja se si të organizohet, siç ka thënë ai, një fushatë korrekte.
Ndërkaq, Thaçi shprehu besimin se PDK-ja në Prizren dhe Kosovë do të shënojë fitoren e shtatë të radhës në tre vitet e fundit.
“Ju keni marrë jo më pak se gjashtë fitore si PDK tre vitet e fundit në Prizren, urime dhe përgëzime. Fitorja e shtatë më 12 dhjetor do të jetë kur do të fitohen zgjedhjet”, - ka thënë Thaçi.

Era85 22.11.2010 0 964
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
22.11.2010 (vor 4925 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)