Beitragsansicht

Itali, Berluskonit i tronditet thellësisht pushteti

Pas dështimit të votës në Parlament dhe protestave kundër

Pushteti i Silvio Berluskonit në krye të qeverisë italiane është lëkundur shumë dje, madje sipas shumë analistëve nuk ka qenë kurrë më i lëkundur dhe i brishtë. Kjo pasi qeveria e tij është mundur tri herë në Parlament dhe ndërkohë jashtë indinjata dhe zemërimi i popullit italian ndaj sjelljeve jo të denja të Berluskonit është rritur ndjeshëm,. Madje ato janë konkretizuar edhe në protesta nëpër rrugë.

Për sa i përket qeverisë ajo pësoi një dështim  në Parlament kur deputetët besnikë ndaj ish-bashkëpunëtorit dhe aleatit të Berluskonit, Fini, votuan me opozitën në lidhje me tre amendamente që kishin të bënin me një traktat shumë kontradiktor dhe të debatueshëm mes Italisë dhe Libisë. Marrëveshja e nënshkruar në vitin 2008 mes Berluskonit dhe liderit libian, Gagafi, përfshin bashkëpunimin për ndalimin e fluksit të azilkërkuesve dhe emigrantëve të jashtëligjshëm që vijnë nga brigjet e Afrikës së Veriut drejt brigjeve të Italisë.

Kriza dhe çarja e madhe mes Finit dhe Berluskonit u bë e dukshme në muajin korrik kur mbështetësit e Finit që është aktualisht kryeparlamentar e tronditën shumë shumicën italiane në Parlament. Që nga ai moment, tensionet mes dy krerëve të fuqishëm të së djathtës së politikës italiane janë shtuar në maksimum, duke e çuar qeverinë në një situatë kolapsi dhe krize të vazhdueshme. Xhanfranko Fini që është edhe një nga bashkëthemeluesit më të rëndësishëm të partisë së Berluskonit, Populli i Lirisë i ka bërë vazhdimisht thirrje manjatit të mediave, miliarderit Berluskoni që të dorëhiqet nga qeveria që ai drejton dhe këtë për të gjitha rastet e skandaleve seksuale në të cilat është i përfshirë, si dhe për skandale e afera të tjera korruptive. Ky është një konflikt që do të thellohet edhe më shumë dhe mbi të gjitha do të bëjë që zgjedhjet në Itali të mbahen më shpejt se ato të parashikuara në vitin 2013. Partia Demokratike që është në opozitë e përshëndeti këtë humbje të Berluskonit duke theksuar se një gjë e tillë tregonte se administrata ishte në ditët e saj të fundit. Berlsukoni është pritur me protesta në vizitën e  tij që bëri në qytetin e Padovës, që është përmbytur nga reshjet e shumta. Protestuesit thanë se ata nuk kishin më besim te Berlsukoni dhe qeveria e tij.

Era85 11.11.2010 0 836
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
11.11.2010 (vor 4937 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)