Post view

Gurët në veshka, jo më operacion, por shkrirje

Drejtoria e qendrës spitalore universitare, “Nënë Tereza”, njofton se është vënë në punë pas 7 vjetësh aparatura litotriptia, e njohur ndryshe nga pacientët si pajisja që tharmon gurët në veshka.


Për vendosjen e kësaj aparature është punuar rreth 1 muaj. Pajisja është instaluar në një tjetër ambient, ndryshe nga ai i mëparshmi, pranë sallave të operacionit në Shërbimin e Urologjisë. Fillimisht u bë i mundur krijimi i ambienteve të përshtatshme, duke bërë veshjen e mureve me plumb në mënyrë që të mos ketë rrezatim. Vetëm për përshtatshmërinë e ambienteve u nevojitën 4 milionë lekë të reja, ndërkohë që investimi për blerjen e kësaj aparature është rreth 50 milionë lekë.

“Prej 7 vjetësh pacientët nuk kanë mundur ta marrin këtë shërbim. Tashmë, falë një pune dhe një investimi prej 55 milionë lekësh u bë e mundur vendosja e litotriptisë. Aktualisht puna ka nisur, ndërkohë që është bërë edhe trajnimi i stafit, pasi aparatura është e një teknologjie të fundit”, ka deklaruar drejtori i QSUT-së, Ilir Dashi. Sipas tij, janë duke u kryer të tjera investime të rëndësishme në spitale, që kanë munguar prej vitesh. Një prej tyre është edhe vendosja e panelit kryesor të ashensorit në Spitalin e Neurologjisë.

Sipas inxhinierëve të QSUT-së, rezultoi se ashensori ishte një model shumë i vjetër, i cili kërkonte vërtet një punë shumë të madhe, pasi nuk mund të përshtateshin materialet aktuale me atë ekzistues. Të tjera investime janë duke u bërë në ambientet në të cilat do të vendoset telemjekësia.

Përgjatë këtyre viteve, kur aparatura e thyerjes së gurit në veshka mungonte, pacientët ishin të detyruar që të kryenin ndërhyrje në mënyrë që të përmirësonin gjendjen shëndetësore. Një pjesë e të sëmurëve që kishin të ardhura financiare drejtoheshin për ndihmë në klinikat private, ku kostoja e një ndërhyrjeje të tillë kapte shifra deri në 60 mijë lekë të reja.

Nga ana tjetër, të gjithë pacientët e siguruar do të paguajnë një shifër minimale për të marrë këtë trajtim pranë qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza”. Qytetarët e pasiguruar duhet të paguajnë koston prej rreth 14 mijë lekësh të reja për të kryer procesin e ‘shkrirjes’ së gurit, apo gurëve.

Ndërkaq, një tjetër pajisje e cila pritet të instalohet deri në fund të vitit, është edhe aparatura moderne e kobaltit e cila punon me laser. Aparatura e njohur si akselerator linear është blerë si pjesë e investimeve në QSUT. Ndërkohë, strukturat drejtuese do të vendosin shërbimin se ku do të instalohet kjo aparaturë.

Era85 08.10.2010 0 1646
Comments
Order by: 
Per page:
 
  • There are no comments yet
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
08.10.2010 (5365 days ago)
Rate
0 votes
Actions
Recommend
Categories
Filme (3 posts)
Lajme Shqip (292 posts)
Movies (2 posts)
Ngjarje (1 posts)
Politics (3 posts)
Politik (3 posts)
Tech News (48 posts)