Post view

Gruevski në Bruksel do të takohet me Papandreun dhe Rasmusen

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot në Bruksel do të takohet me kryeministrin grek Jorgos Papandreu.Takimi, që do të mbahet në margjinat e mbledhjes së Këshillit Evropian, është caktuar për në orën 15:30.
Kryeministri Gruevski në konferencën e djeshme të përbashkët për shtyp me kryetarin e Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso tha se nuk e përjashton takimin me Papandreun në Bruksel, duke i pasur parasysh paralajmërimet e këtilla nga Ministria greke e Punëve të Jashtme.
Ky do të jetë takimi i shtatë tet-a-tet i dy kryeministrave pas ardhjes së Papandreut në krye të Qeverisë së Greqisë. Angazhimet e deritanishme për përmirësimin e relacioneve bilaterale, nuk sollën avancim në zgjidhjen e çështjes për emrin. 
Gruevski në deklaratën për mediat para disa ditëve theksoi se pret që takimet me kolegun e tij grek në të ardhmen të jenë më qenësore.
"Me kryeministrin grek Papandreu deri më tani kam pasur gjashtë takime, ndërsa në mënyrë plotësuese edhe presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka pasur një. Shpresoj se takimet e ardhshme do të jenë më qenësore dhe nuk do të jenë vetëm formale", deklaroi kryeministri Gruevski.
Shefi i Qeverisë së Maqedonisë sot në Brukserë duhet  të takohet edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Anders Fog Rasmusen ndërsa do të marrë pjesë edhe në hapjen e Zyrës së BNJVL-së dhe Qytetit të Shkupit.

Era85 28.10.2010 0 1066
Comments
Order by: 
Per page:
 
  • There are no comments yet
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
28.10.2010 (5767 days ago)
Rate
0 votes
Actions
Recommend
Categories
Filme (3 posts)
Lajme Shqip (292 posts)
Movies (2 posts)
Ngjarje (1 posts)
Politics (3 posts)
Politik (3 posts)
Tech News (48 posts)