Mësohet se persona ende të panjohur,goditën me gurë dhe me tre bomba Molotov,autobusin që kryente linjën Athinë –Sarandë me targe SR 5892 B,prone e kompanise 'Saranda Ekspres',qe drejtohej prej Leonard Berberit nga Saranda.  
                                                                                                          
Si pasojë e sulmit,autobusit iu thye xhami i përparmë dhe dy xhama anesore,si dhe u demtua prej zjarrit.    Policia po heton lidhur me ngjarjen. Burime te saj thane per Top Channel se ka mundesi qe autobusi te jete goditur nga tifoze te zemeruar,pasi ne qytetin e Patres mbasditen e se dieles  u zhvillua nje ndeshje futbolli midis ekipit te Pan Ahaikise dhe Korfuzit,  e cila disa here degjeneroi ne akte dhune midis tifozeve te dy  ekipeve.Paralelisht po hetohet edhe pista e nje sulmi racial.                                                       
Ky eshte rasti i dyte brenda pak muajsh qe autobuse te linjave shqiptare behen objekt sulmi ne te njejten zone.Ne muajin qershor,kater persona u plagosen prej nje sulmi te armatosur,vetem 20 kilometra larg vendit qe ndodhi ngjarja e se dieles.