Post view

Gjoni: Për terrorizmin duhen marrë parasysh kushtet e Aleancës

Rihapet debati për rrjedhjen e informacionit të klasifikuar të aleancës së NATO-s ndaj destinacioneve të tjera. Dje në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj serbe, ishte shkaku i një debati të fortë nga deputetët. Bëhet fjalë për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë për bashkëpunim në fushën kundër krimit të organizuar, trafikut të paligjshëm ndërkombëtar dhe terrorizmit ndërkombëtar. Miratimi i këtij projektligji dështoi dje për t’u kaluar në seancat e radhës së Komisionit të Sigurisë. Tri arsyet e socialistëve për të zmbrapsur këtë draft ishin mungesa dhe shpjegimi i qartë i projektligjit nga një përfaqësues i Ministrisë së Jashtme në komision dhe mungesa e përfaqësuesve të Shërbimit Sekret. Arsyeja e tretë që çoi në vonesën e miratimit të këtij projektligji ishte edhe motivi që opozita kërkoi nga demokratët në Komisionin e Sigurisë mbi detyrimet që ka Shqipëria si pjesë anëtare e NATO-s. Deputeti socialist, Ilir Gjoni, është shprehur në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë se në projektligj parashikohet edhe lufta ndaj terrorizmit dhe Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe duhen marrë parasysh edhe kërkesat e NATO-s në lidhje me këtë çështje.

Projektligji

Neni 1 i marrëveshjes specifikon fushat në të cilat do të konkretizohet bashkëpunimi i palëve, neni 2 përcakton format e këtij bashkëpunimi, ndërsa në nenin 3 specifikohet se palët do të informojnë njëra-tjetrën për përcaktimin e autoriteteve përgjegjëse për zbatimin e bashkëpunimit dhe modalitete të lidhura me to. Një nga klauzolat për të cilat palët kontraktuese do të bëjnë kujdes për të respektuar, nisur edhe nga detyrimet e vendosura nga aktet ligjore ndërkombëtare në lidhje me këtë, është mbrojtja e të dhënave, veçanërisht e atyre me karakter personal. Në procesin e operimit me të dhënat personale, palët kontraktuese garantojnë të paktën nivelin e mbrojtjes, që buron nga Konventa nr. 108 e Këshillit të Europës për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale. Neni 5 përcakton se respektimi i rregullave për garantimin e sekretit zyrtar do të bëhet në mënyrë të ndërsjellë nga palët kontraktuese, duke i dhënë informacionit kombëtar dhe të dhënave të dërguara nga pala tjetër të njëjtin nivel sekreti. Këshilli i Ministrave të Shqipërisë vlerëson në relacionin e përgatitur se ratifikimi dhe hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje përbën risi në marrëdhëniet e bashkëpunimit në fushën policore ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.

Marrëveshja Serbi-Shqipëri

Format e bashkëpunimit mes Serbisë dhe Shqipërisë në kuadër të kësaj marrëveshje janë raportimi i përbashkët mbi rrethanat dhe faktet që mund të kontribuojnë në mbrojtjen nga kërcënimet ndaj rendit dhe sigurisë publike. Shkëmbimi i informacionit midis palëve kontraktuese nga Organizata Ndërkombëtare Policore Kriminale-Interpol, mund të kryhet me anë të kontaktit direkt midis autoriteteve kompetente. Të dhënat e transmetuara me qëllim realizimin e dispozitave të kësaj marrëveshje do të jenë subjekt i rregulloreve që kanë lidhje me sekretin zyrtar. Pala kontraktuese që i merr të dhënat, në përputhje me dispozitat e kësaj marrëveshjeje është e detyruar të sigurojë të njëjtin nivel të sekretit dhe të mbrojtjes së këtyre të dhënave të palës kontraktuese që i ka transmetuar të dhënat.

Era85 15.09.2010 0 1261
Comments
Order by: 
Per page:
 
  • There are no comments yet
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
15.09.2010 (5812 days ago)
Rate
0 votes
Actions
Recommend
Categories
Filme (3 posts)
Lajme Shqip (292 posts)
Movies (2 posts)
Ngjarje (1 posts)
Politics (3 posts)
Politik (3 posts)
Tech News (48 posts)