Beitragsansicht

Fushata për Presidentin e ri 16/12/2010

Në këto ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të Kosovës, kur kanë nisur realisht kalkulimet për koalicionet e mundshme, qofshin ato të fshehta apo publike, për të qeverisur në katër vjetët e ardhshme Kosovën, kanë nisur të dëgjohen edhe zëra, madje edhe gjysmëzyrtarë dhe zyrtarë, për emrat e mundshëm për President të Kosovës.

Më saktësisht, për postin e Presidentit të ardhshëm të Kosovës, po përmenden jo vetëm nëpër kuluare emrat e Veton Surroit, Adem Demaçit, Enver Hasanit dhe Behxhet Pacollit.

Veton Surroi, sipas burimeve, pos të një pjese të spektrit politik të Kosovës e ka përkrahjen e madhe të bashkësisë ndërkombëtare. Madje, thuhet se shtetet me ndikim në botë, përmes përfaqësuesve të vet, pos shfaqjes së preferencave për Surroin, janë insistues që ai të kandidohet për President të Kosovës. Po flitet se Surroi gëzon përkrahjen edhe të një pjese të madhe të spektrit politik të Kosovës, pos të disave që kundërshtojnë duke mos e fshehur frikën nga prirja e Surroit për mëvetësi politike dhe vendimmarrëse.

Adem Demaçi është kandidati i “Vetëvendosjes” për President të Kosovës dhe këtu nuk ka fshehtësi. Mirëpo, për kandidaturën e Demaçit spektri më i gjerë politik ka rezerva.

Emri i Enver Hasanit po lakohet po ashtu jo pak si mundësi për të qenë në krye të Presidencës. Dhe, ata që po e lakojnë emrin e tij kanë arsyetimet se edhe kur erdhi në krye të universitetit, praktikisht kishte përkrahjen e të gjitha forcave të mëdha politike (PDK, LDK, AAK, AKR). Po kështu, edhe kur u emërua në krye të Gjykatës  Kushtetuese nuk kishte ndonjë kundërshtim serioz nga ndonjë subjekt politik. Zgjedhja e tij eventuale në postin e Presidentit parashihet të degradojë në masë të madhe fuqinë vendimmarrëse dhe ndikuese të Presidentit të vendit në rrjedhat politike. Praktikisht, siç theksojnë burimet, zgjedhja e tij do ta degradonte funksionin e Presidentit në kompetenca fare teknike, që shumë subjekteve dhe autoriteteve politike do t’i konvenonte.

Ndërkaq, kandidatura e Pacollit, që në një farë mënyre ka më së paku gjasa, megjithatë shihet si mundësi, për shkak të afërsisë së tij të ditur me partinë në pushtet. Fundja, Pacolli si kandidat i mundshëm për kryetar të Kosovës është përfolur edhe para procesit zgjedhor, përkatësisht që kur ishte shkarkuar Sejdiu.

Edhe Blerim Shala, nënkryetar i AAK-së, në disa kalkulime përmendet të ketë mundësi të kandidimit për postin e të parit të vendit, por kandidimi i tij ndërlidhet vetëm me mundësinë e koalicionit PDK-AAK, gjë që, si janë duke shkuar puna pas zgjedhjeve, ka pak gjasa të realizohet. Por nëse realizohet, dihen pretendimet politike të AAK-së në rast të një koalicioni të këtillë dhe kërkesat e shfaqura publikisht të AAK-së se nuk do të shitet lirë, me çka nënkuptohet se ky subjekt politik, në rastin e pamundësisë për të pasur Kryeministrin, synon domosdo presidencën.

Era85 16.12.2010 0 971
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)