Post view

Edi Rama martohet fundjavën e ardhshme

Lajm rozë nga selia rozë! Kryetari socialist Edi Rama ka konfirmuar zërat për martesën e tij dhe partnerja me të cilën ai ka zgjedhur të ndajë jetën është Linda Basha.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat sot, Rama njoftoi se ceremonia e martesës do të zhvillohet në fund të javës së ardhshme, por ende nuk dihen detajet e dasmes, qe pa dyshim do te jetë eventi i vitit.

Kryesocialisti Rama ka zgjedhur që të sqarojë publikun për disa të dhëna personale për bashkëshorten e tij të ardhshme.

"Linda ka lindur në një familje tradicionale tiranase. Për të, vëllain dhe motrën e saj dy prindërit pensioniste janë modeli i adhurueshëm i punës, kujdesit dhe dashurisë qe mes plot vështirësish e sakrificash ndërtuan një familje të mrekullueshme. Linda ka një vajzë, Rean, që studion arkitekturë. Vetë Linda ka studiuar ekonomi në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1993 ka kryer studimet Master për Ekonomi në Universitetin e New York-ut dhe Universitetin e Europës Qëndrore në Pragë. Prej vitit 1996 mban titullin Doktore e Shkencave Ekonomike", thuhet në deklaratën e Ramës.

Duke shpjeguar arritjet e zonjës Basha në karrieren e saj, Rama thekson se gruaja e tij e ardhshme nuk ka pasur aktivitet politik dhe fusha e interesit të saj publik ka qenë e mbetet shoqëria civile shqiptare ku ajo është angazhuar vijimësisht për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Era85 17.10.2010 0 1016
Comments
Order by: 
Per page:
 
  • There are no comments yet
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
17.10.2010 (5357 days ago)
Rate
0 votes
Actions
Recommend
Categories
Filme (3 posts)
Lajme Shqip (292 posts)
Movies (2 posts)
Ngjarje (1 posts)
Politics (3 posts)
Politik (3 posts)
Tech News (48 posts)