Beitragsansicht

Brukseli “braktis” Tiranën zyrtare

Parlamenti Europian “braktis” Shqipërinë, duke e shtyrë në kalendar miratimin e një rezolute, të cilën e ka bërë për të gjitha vendet e rajonit. Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian votoi në Bruksel raportet për Bosnjën, Turqinë, Malin e Zi dhe Serbinë. Në seancë plenare, këtyre rezolutave do t’i bashkëngjiten dhe ato të Kosovës e Maqedonisë, ndërkohë që për Shqipërinë ka rreth dy vite që nuk hartohet asnjë rezolutë. "Sot diskutuam progresin në Serbi, Bosnje, Mal të Zi, por fatkeqësisht, mungon Shqipëria. Pse po mungon? Mendoj se raportuesi dhe ne e ndajmë gjerësisht këtë këndvështrim, është i mendimit se nuk ka progres në Shqipëri për sa i përket çështjeve kyçe. Ai thotë se nuk ka shumë gjëra për të shkruar, pasi atje vijon sherrnaja, përleshja për pushtetin mes qeverisë dhe opozitës dhe si rezultat nuk kemi progres", - tha Libor Rouçek, ish-raportues për Shqipërinë, nga grupi parlamentar socialist. "Po, është e vërtetë se ne jemi të përfshirë në mënyrë mjaft aktive për të gjithë Ballkanin Perëndimor, me një përjashtim, që është Shqipëria. Seanca plenare e muajit mars do të votojë rezolutat për Serbinë, Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën. Shqipëria nuk është aty dhe mungesa e saj është shumë e zëshme. Kjo do të thotë se BE e sheh qartë se në kuadër të këtyre aktiviteteve të mëdha, ka një vend që mungon. Pa bërë shumë filozofi, mund të ndodhë që kur nuk ka lajm, është lajm i mirë, por në këtë rast kjo nuk është e vërtetë për Shqipërinë. Mendoj se është ende me rëndësi që partitë politike të vendit të jenë të angazhuara në një dialog konstruktiv politik për të përmbushur 12 kriteret. Pasi ajo që shohim më shumë tani janë akuzat se kush do të jetë përgjegjës për raportin e keq", - tha kryetari i delegacionit për Ballkanin, Eduart Kukan. Rezolutat e PE-së nuk kanë asnjë vlerë ligjore në politikën e jashtme të Unionit, por ato hartohen me një frymë më pozitive se raportet e ngurta të Komisionit, në mbështetje të vendeve aspirante për në BE. A ka faj raportuesi apo mungesa e progresit në vend për moshartimin e raporteve të rregullta për Shqipërinë? "Është e vërtetë që ka një lidhje mes progresit të vendit dhe hartimit të një raporti. Siç e kam thënë, nëse nuk ka një progres të prekshëm, atëherë raportuesi nuk është shumë i gatshëm për të përgatitur një raport, i cili nuk do t’i ndihmonte vendit. Pra, këto dy gjëra shkojnë bashkë. Është absolutisht e qartë se nëse ne do të kishim përmbytje nga lajmet e mira që do na vinin nga Shqipëria, atëherë do të ishte e rëndë mospasja e një raporti. Por ashtu siç janë gjërat tani, raport apo jo, dialogu në vend, reformat dhe përmbushja e 12 kritereve duhet të vijojë. Nëse e bëjnë një gjë të tillë, atëherë do të ketë një reflektim nga Parlamenti Europian", - tha Kukan. "Kemi për shembull, 12 fushat apo rekomandimet për të cilat BE pret progres, e nëse nuk gabohem, me përjashtim të njërës, zgjedhjes së Avokatit të Popullit, nuk është arritur shumë. Pra, unë shpresoj dhe dëshiroj që grupimet kryesore politike të ndërgjegjësohen për situatën, dhe të paktën për çështjet që kanë të bëjnë me integrimin europian të bëhen bashkë dhe të punojnë së bashku", - tha Rouçek. Rezoluta e fundit për Shqipërinë është hartuar nga raportuesi Nicolaos Chountis në qershor të vitit 2010. Për nga rëndësia që Parlamenti Europian i kushton vendit prej vitesh, nga grupimet e mëdha politike, përzgjedhja e raportuesit për Shqipërinë i ka kaluar grupimit të ekstremit të majtë, një prej grupeve politike më të vogla në Parlament.

Kryetari i Komitetit për Ballkanit, Eduard Kukan, në një intervistë për dy ditë më parë, i pyetur për akuzat e ndërsjella mes palëve për bllokimin e reformës zgjedhore, përsëriti mesazhin e tij për klasën politike.

“Dialogu përbëhet nga dy partnerë. Nëse ata akuzojnë njëri- tjetrin, unë nuk dua të mbroj ndonjërën palë, por ne po përsërisim kaq e kaq herë se të dyja palët duhet të bien dakord. Ky është mesazhi politik që unë do ta përsëris gjithnjë dhe nuk do të mbaj asnjë anë. Nëse ka shkelje serioze, atëherë ndryshon puna, por ashtu siç janë gjërat në këtë moment, unë do të thosha se ata duhet të mësojnë të jetojnë në paqe, normalisht, duke dialoguar, jo duke hedhur akuza, duke ndryshuar kulturën politike”, - shtoi Kukan.

Era85 03.03.2012 0 1192
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)