Beitragsansicht

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbise ende pa rezultate

PRISHTINE-Përfaqësuesit e Prishtinës dhe të Beogradit dhe ndërmjetësuesit e bisedimeve nga Bashkimi Evropian, kanë rënë dakort vetëm për një gjë në raundin e tretë të tyre: që takimi i radhës të mbahet në mesin e muajit maj.

Mbrëmjen e së Premtes në Bruksel ka përfunduar edhe takimi i tretë i radhës në kuadër të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ndonëse ishte paralajmëruar mundësia e arritjes së ndonjë marrëveshje konkrete, posaçërisht për regjistrat civil. Asnjë rezultat nuk është shënuar në këtë fushë, pavarësisht se zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë konstatuar përparim në debatet rreth kësaj çështjeje.

Në një njoftim të zyrës së ndërmjetësuesit Robert Cooper, zyrtar në zyrën e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian Catherine Ashton, thuhet se tema kryesore të takimit të mbrëmshëm, kishin të bënin me lirinë e lëvizjes, energjetikën dhe telekomunikacionin. Në bisedime janë hedhur edhe çështje që kanë të bëjnë me diplomat universitare, targave të makinave dhe patentë-shoferëve.

Të dyja palët thonë se do të vazhdojnë debatet duke zgjeruar edhe gamën e çështjeve që do të diskutohen, ndonëse pritjet i kanë të ndryshme. Beogradi synon që nëpërmjet bisedimeve të sigurojë statusin e vendit kandidat për integrim në Bashkimin Evropian, pa e njohur pavarësinë e Kosovës.

Autoritetet në Prishtinë besojnë se në fund të këtyre bisedimeve mund të ndodhë edhe njohja e ndërsjellë e Kosovës me Serbinë dhe afrimi i të dyja palëve me strukturat euroatlantike. Opozita në Prishtinë e cila kundërshton bisedimet shfaq drojën se ato nuk do t’i sjellin rezultate Kosovës., madje mund të pengojnë procesin e shtimit të njohjeve për pavarësinë e cila deri tash është pranuar nga 75 vende të botës.

Vëzhguesit e pavarur ndërkaq thonë se mungesa e rezultateve pasqyron mungesën e një strategjie të qartë për këto bisedime. Sipas tyre vazhdimi i bisedimeve pa rezultate do të duhej të çonte në rishqyrtimin e pozicioneve të të dyja palëve.

E ndërkaq, diplomatë të Bashkimit Evropian në Kosovë u kanë bërë thirrje të dyja palëve që të angazhohen më shumë për zgjidhjen e problemeve praktike në interes të të dyja palëve, por kanë nënvizuar se bisedimet nuk kanë të bëjnë me integrimet evropiane, të cilat parashohin përmbushjen e shumë kritereve që nuk janë pjesë e bisedimeve dypalëshe.

Era85 17.04.2011 0 811
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
17.04.2011 (vor 4794 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)