Shikime

Bisedimet Serbi-Kosovë

Shefja edelegacionit kosovar, Edita Tahiri, sqaroi pozicionin e këshilltarit të presidentes Atifete Jahjaga në këtë proces, i cili u emërua ditë më parë si përfaqësuesi saj. Në një bisedë me telefon ajo tha se Ilir Deda sipas platformës qeveritare është zyrtar ndërlidhës mes zyrës së presidentit dhe zyrës së udhëheqësit të dialogut. 

Por, sipas zonjës Tahiri, këshilltari i presidentes nuk do të jetë pjesë e takimeve dypalëshe dhe se për diskutimet me palën serbe ai do të informohet nga dy këshilltarët e saj.

Ndërsa, siç tha Tahiri, në platformën e qeverisë për këtë proces është e paraparë që koordinimet rreth procesit dhe vendimmarrjes të bëhen me presidencën e Kosovës. Një gjë të tillë do ta bëjëkryeministri Hashim Thaci.

Mospërfaqësimi i presidencës ashtu siç është paralajmëruar në këtë proces ka nxitur reagimin e njohësve të rrethanave politike në Kosovë. 

Ditë më parë Ilir Deda është pyetur për rolin e tij në këtë proces. Por ai është larguar pa dhënë një përgjigje të qartë. 

Sidoqoftë, sipas burimeve zyrtare të qeverisë, Deda ka qenë i ftuar në një takim në Bruksel, por vetëm sa për të parë mënyrëne realizimit të tij. 

Ai kishte refuzuar të shkojë për shkaqe shëndetësore. Në presidencë ditën e shtunë kanë refuzuar të bëjnë komente më shumë për këtë cështje.

Era85 22.05.2011 0 1160
Komente
Radhit pas: 
Për faqe:
 
  • Ende nuk ka komente
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Më të votuarat
0 votes
Veprimet
Rekomandoj
Kategoritë
Filme (3 postimet)
Lajme Shqip (292 postimet)
Movies (2 postimet)
Ngjarje (1 postimet)
Politics (3 postimet)
Politik (3 postimet)
Tech News (48 postimet)