Beitragsansicht

Berisha feston 67-vjetorin nga ballkoni i Skënderbeut

ga Durrësi ikën dhe ndez qiri në vendin e shenjtë, Sarisalltik

Një kartolinë urimi e dhuruar për datëlindjen e tij në takimin kombëtar të Forumit ka bërë Berishën të përlotet, por edhe të deklarojë se vitet që shkojnë nuk janë veçse numra. “Festa më e bukur e të gjitha ditëlindjeve të mia është kjo që filloi me ju”, tha ai i përlotur ndërsa vijoi me krahasimet midis rinisë së vet dhe rinisë së sotme dhe përparësitë e kësaj të fundit në botën e madhe të informacionit dhe mundësisë për marrjen e tij përmes internetit në një kohë relativisht të shkurtër. Duke falënderuar të rinjtë e pranishëm, Kryeministri tha se ditëlindjet janë për njeriun ditë meditimi, reflektimi, por më shumë ditë mirënjohjesh për Zotin, familjarët, miqtë, të dashurit, kolegët, pa të cilët  njeriu e ka të pamundur arritjen e suksesit. Duke i ftuar të rinjtë të besojnë te forca dhe energjia që ata mbartin në vetvete, Kryeministri tha me humor, se vitet e ditëlindjes, për të janë vetëm numra. Pas këtij takimi me të rinjtë e PD-së, Berisha i është drejtuar Krujës, vendit të Skënderbeut, për të inauguruar rrugën Fushë-Krujë – Krujë - Sarisalltik, e njohur si rruga e Malit të Krujës, e cila të çon në vendin e shenjtë të Sarisalltikut, me gjatësi 9 kilometra, gjerësi 6 deri në 8 metra dhe vlerë investimi 343 milionë lekë. Pas ceremonisë së inaugurimit, Kryeministri Berisha vizitoi teqenë, në vendin e shenjtë në Sarisalltik, ku u kryen edhe ritet fetare. Më pas, Kryeministri vizitoi Selinë e Kryegjyshatës në Krujë, simbol i besimtarëve bektashinj, ku u takua me Kryegjyshin Haxhi Baba Edmond Brahimaj dhe përfaqësues të komunitetit bektashian të Krujës, të cilët i uruan Kryeministrit ditëlindjen. “Së pari, shpreh sot gëzimin e madh, kënaqësinë time që inaugurojmë këtë rrugë, në majën, e cila sjell këtu, në ballkonin e Skënderbeut, në majën e malit të Krujës, në vendin e shenjtë të Sarisalltikut. Kam shumë kënaqësi që kjo rrugë inaugurohet dhe i sjell qytetarët e Krujës, i sjell qytetarët e mbarë Shqipërisë në vendin e shenjtë të Sarisalltikut, shenjtorit që e nisi shekuj më parë Haxhi Bektash Valiu dhe erdhi të prehet këtu, në majën e malit të Krujës, u shndërrua në orën e qytetit, ndihmoi Skënderbeun në të gjitha betejat që fitoi dhe mbeti këtu i nderuar dhe i pavdekshëm. Zoti kryetar, ju falënderoj shumë për urimin që më bëtë dhe më duhet t’u rrëfej këtu, të dashur qytetarë dhe qytetare të Krujës, se pasioni im për majat daton në fëmininë time të hershme. Për ata që rriten në Alpe, ngjitja në majë është heroizmi i tyre i parë fëminor, mirëpo mua pasioni për majat nuk m’u shua kurrë, ndaj dhe kam kënaqësinë më të madhe që sot festoj ditëlindjen time, në ballkonin e Skënderbeut, në majën e malit të Krujës”, theksoi Kryeministri. Berisha së bashku me bashkëshorten e tij, Liri, ka ndezur një qiri në vendin e shenjtë. Një tortë në vendin e shenjtë është prerë nga bashkëshortja e tij, e cila nuk ka ngurruar batutat.

Era85 16.10.2011 0 1337
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)