Beitragsansicht

Berisha: TIA, sukses i qeverisë

Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Sali Berisha u ndal vetem tek permirësimi i pozicionit të Shqipërisë me tetë vende në klasifikimin e “Transparency International” për luftën kundër korrupsionit. (UPDATE)

Duke e cilesuar kete si nje sukses te ri te qeverise, kryeministri Berisha tha se kjo ishte rezultante e transparences dhe reformave te ndermarra dhe se do te mbetet prioriteti kryesor i qeverise shqiptare.  

“Nuk duhet të harrojmë se lufta kundër korrupsionit nuk duhet të ndërpritet për asnjë moment, nuk mund të zëvendësohet me asnjë objektiv tjetër më madhor. Këtë duhet ta kemi të qartë në çdo qelizë të kësaj administrate. Rrezja e dritës është dezinfektanti absolut i virusit të korrupsionit. Ky raport eshte edhe pergjigja me e mire e fushates se trillimeve dhe mashtrimeve te opozites”, tha Berisha.

Sipas kryeministrit Berisha vendi do te kishte nje renditje shume me te mire ne indeksin e luftes kunder korrupsionit, nese Bashkia e Tiranes, vecanerisht, sipas tij, nuk do te kishte procedura dhe afat te tejzgjatur per lejet e ndertimit.

“Në qoftë se nuk do të jetë 20 % i lepurit dhe i leprave, Shqipëria do të ishte të paktën sipas të gjithë përafrimeve që bëhen edhe minimumi 30 shkallë të tjera  sepse asgjë nuk ka më të rëndësishme se procesi i lejes së ndërtimit në vlerësimin e klimës së biznesit dhe korrupsionit”, tha Berisha.

Megjithe kete kritike ndaj kryetarit te bashkise se Tiranes, Edi Rama, njekohesisht edhe kryetar i Partise Socialiste, kryeministri e ftoi zotin Rama serish te vendosin ne parlament per heqjen e imuniteteve.

“Për fatin e keq ne kemi ndeshur murin  e opozitës, e kreut të opozitës që vetëm një javë më parë do të deklaronte, nuk ka vlerë imuniteti se unë jam pa imunitet. Nuk personalizohen gjërat. Standardet nuk kanë synime personat, as kryetarin e bashkise, as kryeministrin. Ky koncept është i gabuar . Standardet kanë të bëjnë me praktika të përgjithshme.  Ndaj dhe njëherë shfrytëzoj rastin, t’i bëj thirrje zotit Rama, kryetarit të Partisë Socialiste, të pranojë heqjen e imunitetit. Të heqim imunitetit, të dëshmojmë se ne e ndjejmë veten të barabartë me qytetarët e thjeshtë kur vjen puna tek keqpërdorimi i fondeve publike dhe qëndrimi ndaj tyre”, tha Berisha.

Era85 27.10.2010 0 878
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
27.10.2010 (vor 4937 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)