Post view

28 subjekte për zgjedhjet në Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë me dije se 28 subjekte politike kanë aplikuar për t’u çertifikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit.

Në mesin e tyre edhe 8 subjekte politike serbe dhe një numër tjetër i partive politike e iniciativave qytetare të pakicave jo shqiptare në Kosovë.

Numri më i madh i partive politike në Kosovë kanë pritur castin e fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve të tyre për zgjedhjet e përgjithshme të jashtëzakonshme të dhjetorit.

Komisioni i Zgjedhjeve thotë se të enjten ka përfunduar afati ligjor për dorëzimin e listave, por ka ofruar një afat shtesë deri nga mesi i javës së ardhshme për plotësimin e gjithë listave dhe dokumentacioneve shtesë.

Koalicione

Në mesin e 28 subjekteve politike, që do të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ndodhen edhe një numër koalicionesh, ndër të cilat më i madhi është ai i udhëhequr nga Aleanca Kosova e Re e afaristit Behxhet Pacolli.

Dy janë subjekte të reja politike që do të paraqiten për herë të parë në zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit dhe Fryma e Re e udhëhequr nga ish-përfaqësues të shoqërisë civile, Shpend Ahmeti e Ilir Deda.

Një numër i subjekteve dhe iniciativave qytetare nga radhët e komuniteteve pakicë kanë paraqitur kërkesën për certifikim, në mesin e të cilave edhe 8 subjekte politike serbe.

Regjistrimi i tyre është bërë pasi Beogradi zyrtar u bëri thirrje serbëve të Kosovës që t'i bojkotojnë zgjedhjet e dhjetorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se është i gatshëm që të organizojë zgjedhjet në gjithët territorin e Kosovës përfshirë edhe veriun e vendit.

Qendra votimi 'alternative'

Por zyrtarë të KQZ-së thonë se kanë hartuar dy plane operacionale për ditën e zgjedhjeve, një të qendrave të rregullta të votimit dhe ato alternative.

Vendimi për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme me 12 dhjetor pasoi votimin e mocionit të mosbesimit për qeverinë e kryeministrit Hashim Thaçi dhe shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Zgjedhjeve të jashtëzakonshme u parapriu dorëheqja e presidentit Fatmir Sejdiu, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se ai kishte shkelur kushtetutën duke mbajtur dy poste njëkohësisht.

Ky vendim u pasua nga tërheqja e LDK-së nga koalicioni qeverisës.

Kuvendi i Kosovës numëron 120 vende, nga të cilat 20 janë të ndara për pakicën serbe dhe pakicat e tjera joshqiptare.

Era85 12.11.2010 0 1159
Comments
Order by: 
Per page:
 
  • There are no comments yet
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
12.11.2010 (5635 days ago)
Rate
0 votes
Actions
Recommend
Categories
Filme (3 posts)
Lajme Shqip (292 posts)
Movies (2 posts)
Ngjarje (1 posts)
Politics (3 posts)
Politik (3 posts)
Tech News (48 posts)