Post view

“Shkupi 2014”, Luanët rrisin ndasitë etnike

Gjatë mëngjesit të sotëm u vendosën edhe dy statujat e luanëve në pjesën veriore të urës Goce Dellçev, në afërsi të Qeverisë. Kostoja e katër luanëve është 1 milion e 150 mijë euro, ata peshojnë nga 5 tonë dhe janë 5 metër të gjatë.
Qytetarët të cilët kalonin përreth statujave, jepnin mendime të ndryshme.
“Po na frikojnë, nuk na pëlqejnë hiç, por pa e pyet popullin i kanë vëndu dhe nuk kemi çka bëjmë. Kishte mund shumë mu bë, jo pak, kishin mundur me ndërtua ndonjë fabrikë e me punësuar njerëz, papunësi e madhe”.
“Enkas erdhëm, fëmijët po i dërgoj në kopshtin zoologjik për ti parë luanët, gjithçka që është impozante është e bukur po edhe të jetë imitim ose diçka tjetër, ne jemi dakord ti kemi. Enkas erdhëm pse jo”.
“Për përmendore veç duke dhënë pare, njerëzit pa punë, krejt fabrikat i ka lënë pa punë”.
“Shumë bukur, punë e mirë, Shkupi vërtet do të ketë përmendore të shkëlqyera”.  
“Po duket sikur në Sofje, Bullgari. Sofja mendon si ti heq luanët e ne mendojmë se si ti vendojmë. Mendoni se me këtë do ta ruajmë identitetin ose emrin? Duhet të koncentrohemi drejt Evropës. E hoqën flamurin, do ta ndërrojnë edhe emrin, do ti heqin edhe këta, vendosni shqiponjën shqiptare dhe askush nuk do ta heq”.
“Pse jo, të gjitha shtetet që i kemi shëtitur kanë shënimet e tyre e tash luanët le ta prezantojnë vendin tonë”.
Derisa po realizohet projekti “Shkupi 2014”, partitë shqiptare e hedhin fajin tek njëra-tjetra se cila ka më tepër faje.  Ndërsa, në kuadër të këtij projektit, parashihet edhe vendosja e përmendoreve të Pjetër Bogdanit, Josif Bagerit dhe Nexhat Agollit.

Era85 03.09.2010 0 1188
Comments
Order by: 
Per page:
 
  • There are no comments yet
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
03.09.2010 (5353 days ago)
Rate
0 votes
Actions
Recommend
Categories
Filme (3 posts)
Lajme Shqip (292 posts)
Movies (2 posts)
Ngjarje (1 posts)
Politics (3 posts)
Politik (3 posts)
Tech News (48 posts)