Forume  ›  Forumi Albalove  ›  Poezi

Poetët tanë për dashurinë

Cito · 03.10.2013 · 0 njerez e pelqejne ·

NË PRAG TË PRANVERËS … Një buqetë vjershash për dashurinë
(Zgjodhi dhe renditi Y. Demishai, 2002)

GJITHÇKA, E LARË NGA SHIRAT E NGA DËBORA E SHKRIRË,
ZIEN E GUMËZHIN E DËSHIRON E ÇMENDET.
PEMËS I HA TRUPI NGA SYTHET E MBIRË,
ZOGUT I HA GJOKSI NGA PENDËT.

E KËSAJ NATE PËRGATITET TË DALË NJË KËRCELL MES PLISAVE,
LËVIZ, PËRPIQET, ZHURMON ÇDO QELIZË
NËN FLETËT E HEDHURA TË LISAVE,
NËN DRIZAT E THARA NË LAJTHIZË…

E KËSAJ NATE VAJZA PA GJUMË KAFSHON JAKËN E FUSTANIT.
E GËRSHETAT E GJATA PRET ME GËRSHËRË.

E MËZI I RRITUR KËPUT HALLKËN E KAPISTALLIT
E TURFULLON E LËSHOHET ARAVE TË MBJELLA ME TËRSHËRË.

Ç´ËSHTË KËSHTU? PRANVERA PUTH TOKËN E QIELLIN!

KAM DALË NË BRIGJET E JETËS,
SIÇ DEL DEMI NË ARENË;
HEDH NJË HAP PRAPA
DHE SODIS VETVETEN,
SI KRYEPERSONAZH NË SKENË…
SHIKIMI LARG
THELLON QETËSINË
DHE SHTON KURESHTJEN.
MA JEP FJALËN
TA MBYS HESHTJEN!

NË PRANVERËN E RINISË SIME TË DEHUR
ZIEN NJË DASHURI E MARRË PËR JETËN…

DESHA DHE JETOVA PËRTEJ TË MUNDSHMES
NDAJ KËNDOJ, KËRCEJ, VAJTOJ DHE QESH,
PRANË ATYRE QË MË DUAN DHE QË I DUA
I LUMTUR TË JEM, MË NË FUND, AI QË JAM.

TË HYJ NË VETEN TIME DREJT PËR DREJT
PA DHIMBJE, EKZALTIM E ZHURMË;
NJË HERË E MIRË TA MARR VESH VËRTET,
SE CILI MË NË FUND JAM UNË…

NË DO T´I KUPTOSH TË TJERËT
ZGJOHU NË MËNGJES HERËT,
HIDHI NJË SY PASQYRËS
NUMUROJA RRUDHAT FYTYRËS,
SHIKO SE SI TË SHOHIN,
CILËN MOSHË TA NJOHIN,
PASTAJ KTHEJU VETVETES
DHE NDIQE LËMSHIN E JETËS…

FJALËT E TUA PËRHAPEN MBI LUMIN E DEGËZUAR,
SHIKIMET DEPËRTUESE MA ZGJOJNË VETËDIJEN TIME.
E NDARË NGA KUPTIMI I PËRBASHKËT NIS ZBRAZËTIA IME
SEPSE UNË KAM SËMUNDJEN E DETIT E DASHURINË E MËKUAR.

DASHURI, FJALË E PAANËSHME
NDJENJË E MREKULLUESHME
NA SHPALOS NË KOHËN E TASHME
DËSHIRËN E HERËSHME
TË AMËSHUESHME.

TAKOHET VALA NË BREGDET ME SHKËMBIN,
NGA SHKËMBI SHKON E NDAHET ME NXITIM,
E DUAN NJËRI -TJETRIN DHE E TREMBIN
ME NDARJE E TAKIME PA MBARIM…

DASHURIA:
AROMË HYJNORE E PËRJETËSISË
THESAR I PASHTERRSHËM AQ SHUMË I ADHURUAR

DASHURIA:
AGIM QË LIND NË BEFASITË E ARDHSHME
DRAMË E VERBËR E NJË PASIONI TË TËRBUAR

DASHURIA:
LOJË E PAVDEKSHME E ZOGJVE SHPIRTDËLIRË
KËNAQËSI E PAPËRSHKRUESHME E NATËS SË DASHNORËVE

DASHURIA:
FUQI E OQEANIT NXITËS DHE FATAL
LULËZIM SHPËRTHYES I NJË PRANVERE KAOTIKE

TI JE ERË
QË FISHKËLLEN NË JETËN TIME
KUR QIELLI ERRËSOHET
NË DRITËN E SYVE TË TU.

TI JE E PAEMËR
EKZISTON NË ANONIMITET.
ÇFARË SHKËNDIJE NË MJEGULL!

TI JE SI BLETA
QË THITH NEKTARIN E BIMËVE
KUR PRANVERA LULËZON.

TI S´JE ASKUSH
JE THELBI I BUKURISË
TË DALË NGA LASHTËSIA.
DHE PO SHKON
SI NJË AKTORE E ZHVESHUR
NË NJË NATË TË PAFUND.

KU JE TI? KU?
NË CILIN YLL SI NJË ËNDËRR VËRTITESH?
ME SIGURI NË YLLIN MË TË NDRITSHËM.

A TË TË KËRKOJ,
PËRTEJ REALES?
DUKE RRJEDHUR NË DAMARËT E MI
SHKUMË DETI…

TI JE POEZIA QË LULËZON
NË NJË MËNGJES TË VERËS.
KU E KE TRUPIN?
KU I KE SYTË?

POEZIA MBIN NË NJË DASHURI,
QË IA MERR ANËN VDEKJES
POR MBËSHTETET NË TË.
QIELLORES IA MËSYN PËRSËRI
DHE, NË ANKTHIN E NDJEKJES
HYJNIZOHET EDHE MË.

DASHURIA IME ËSHTË SI NYJE UDHËSH,
MË BËN TË FORTË SI SHKËMBIN,
TË BRISHTË SI LULEN,
TË NDJESHËM SI SYRIN.

E PËRFYTYROJ DASHURINË SI ZANË MALI
ME FLOKË TË GJATA
SA RRËNJËT E RRAPIT SHEKULLOR,
LAKMUESE THELLËSISH NË PAFUNDËSI,
POR DHE ME GËRSHETA E SHPËRGENJ DJEPASH,
SI LIDHJE ME DEGËT E JETËS.

BOTA RRON E DEHUR NGA QUMËSHTI SHITUES,
MAGJEPSUR NGA DYFTYRËSIA E SAJ,
ME SYTË NGA BURIMI TURBULLUES.

A NUK PËRNGJAN AMËSI E MËMËS
ME SHËMBËLLIMIN PRARUES TË HËNËS?
KUSH MË MIRË PASQYRON FËMIJËN
DHE NË BEBËZ IA NJEH DËSHIRËN?
I JEP KUPTIM, I VJEN SHTATIT
SIPAS ZAKONIT, NË EMËR TË ATIT…

NË QAFA MALESH DITË E NATË IKTE
KARVANI I KRUSHQVE HIPUR MBI PATKONJ E HINGËLLIMA.
RRUGA ISHTE E LARGËT,
TË BËNIN ME DORË
MALET ME SHAMIA RESH PLOT BUBULLIMA.

ECNIN KËNGËT, ZAKONET, RITET E LASHTA
MBI VETMINË E RRUGËS,
NËN TË FTOHTAT ARMË.
DUVAKU MBULONTE FYTYRËN E NUSES,
SIÇ MBULON PERDJA E TEATRIT NJË DRAMË.

NJË KULLË ME FRËNGJI
NJË SOFËR E MADHE
NJË DJEP I VJETËR
NJË VARR I RI…
HAPNI SHTIGJE TË REJA
PËR SHQIPTARI!

TË KEM FUQI
DIMRIN TA KTHEJ NË VERË
DHE LULET T´I MBUSH ME ERË;
ZEMRAVE TË PËRVËLUARA
T´UA KTHEJ DASHURINË,
E JETA TË RRJEDHË LUMË…
NUK KËRKOJ MË SHUMË!

LUMI I JETËS RRJEDH PA PUSHIM,
HERË I QETË, HERË ME RRËMBIM.
NË PELLGJE KRIZASH
E PRESIM SHPIRTIN NË AGIM…

I BASHKUAM LUMENJTË
E DËSHIRAVE TONA TË NDRYDHURA,
PËR TË HAPUR BRAZDA TË REJA
NË PLANTAZHET E DHIMBJES…

NË ËNDRRAT TONA PËR JETËN
PO E STOLISNIM TË VËRTETËN,
POR ÇARJET E HUMBJEVE TË HERËSHME
USHQENIN NJË MANGËSI TË THEKËSHME.

DETI I ETJES SË PASHUAR
VINTE GJITHNJË DUKE U SHTUAR…

SHTËPIA JOTE THELLË KOPSHTIT FUTUR
SI TEMPULL ËNDRRASH HESHT E MJEGULLUAR
DHE UNË I DASHURUAR MURIT STRUKUR
VËSHTROJ BALLKONIN TËND ME DRITË SHUAR.

PASTAJ ME ANKTH NGA KOPSHTI TË HEDH GJETHE
SI NJË KUSAR KAÇUBEVE I FSHEHUR
DHE PRES NJË ÇAST PËRHUMBUR SI NDËR ETHE
TË NXJERRËSH KRYET MUNDËSISHT PA KREHUR.

MBI TEMPULL KALTËRON KJO NATË E VAKËT
DHE YJET SHUSHURIJNË SI BURIME…
AH, SHPRESËN SIGURISHT E KAM TË PAKËT
TË ZBRESËSH E TË BËHESH NUSJA IME…

DY SHOKË AHERË QEMË,
TË DASHURONIM TY,
S´DO MEND QË NJËRIN DOJE
DHE S´MUND TË DOJE DY.

TË MARRË KEMI QENË,
KUR JEMI RRAHUR KOT,
PO UNË AHERË ISHA
VËRTET NJË DON KISHOT!

AJO DOLI NGA KOPSHTI ME MOLLË;
MBI SUPE KISH HËNËN DHE DEGËT ME KOKRRA.
NË KËMBË KISH BARIN E HOLLË;
UNË RRIJA TE PORTA.

AJO BINTE ERË MOLLË ATË NATË,
ATË NATË RINORE PA TRAZIRA.
NUK MË KUJTOHET SE Ç´I THASHË,
PO E DI SE I THASHË FJALË TË MIRA.

KALOJMË PRANË BUKURISË SHPESH,
KALOJMË HESHTUR THJESHT SI UDHËTARË
DHE S´VËMË RE SI NIS E BUZËQESH,
SI PJESHKA KUR ZË PIQET NË NJË ARË.

DHE VJEN NJË ÇAST KUR SHTANGIM PARA SAJ;
AJO QËNDRON SI PJESHKË E ARRIRË,
AJO QËNDRON… DHE THEMI NE PASTAJ:
S´TË VUMË RE, MES NESH TI PASKE MBIRË!

NË MES TË GJELBËRIMIT TË THELLË TË PEMËVE
NE U NDAMË,
SE UNË NUK E DIJA QË TI ISHE NJERIU IM I DASHUR.

NE U NDAMË
POR DO TË TAKOHEMI PRAPË
NË MUAJT E TJERË TË VERËS.

VAJZË E BUKUR, SI VAJZË E DASHURUAR,
QOFSH E DASHURUAR DHE PREJ MEJE;
PREJ SYRIT TËND LULËZOJNË DHE SENDET
NATYRA GJALLËROHET
E GJITHÇKA BËHET SY.
PAK MË TEJ
DY PLEQVE KAFJA PO U FTOHET.
TË SHIKOJNË TY.

PO DIGJEM PO DIGJESH
NË VIJAT E DORËS SIME
DHE ËNDRRIMET TONA PO FSHIHEN
SIKUR NJË PËRRALLË E LASHTË...
E VALËT E DETIT RUAJNË KUJTIMET TONA.

ZËRI YT MBAN BUTËSINË E VET
SI ÇDO GJË QË MBAN VETINË E VET
BUZËT E TUA NGJYRË TRËNDAFILI
USHQEJNË SHIKIMIN TIM TË URITUR

JETA JOTE MBAN TË GJITHA FSHEHTËSITË
SI NJË MUZIKË E PAPËRSHKRUESHME
KËNGA JOTE E DASHURISË
FSHEH NJË SHPIRT HERË-HERË MISTIK

MOTIVET JANË VAJZA LOZONJARE,
QË TË BUZËQESHIN NË RRUGË E TË FTOJNË…
POR PO S´I NDOQE PAS, TË LËNË PËRFARE,
TË LËNË, FLUTUROJNË!

BUZË LIQENIT, VETËM, NJË ERË E LEHTË,
SODIS VALËT QË PUTHIN BREGUN, QETË - QETË.
DHE ÇDO VALË PËR MUA NJË MALLËNGJIM,
SE MUNGON NJË DORË MBI SUPIN TIM…

KJO LEMZA SONTE Ç´MË NDJEK PAS
DHE GJUMIN MA HARBON
ATHUA MUA KËTË ÇAST AI PO MË KUJTON?
KJO LEMZA FARE S´DO TA DIJË
SA SHUMË QË MË MUNDOI
POR NË MË ARDHTË PREJ ATIJ
NUK DUA TË PUSHOJË…

NJË LETËR TË KALTËR AJO MË KA SJELLË.
DHE TUND AJO MË DËRGOI NJË LETËR TË KALTËR,
BORZILOKU PESHQIRIN E PASTËR
DHE HËNA NGA QIELLI DERDH LËNGUN E VERDHË.

DO VIJ E DERËN DO HAP ME NGADALË
HERËT NË MËNGJES PA GDHIRË.
DO ULEM TE KOKA PA THËNË ASNJË FJALË,
DO SHOH FYTYRËN TËNDE TË MIRË.

TI AS DO TA NDIESH QË DO JEM PRANË.
DO THUASH KUR SYTË TË ÇELËSH:
"MOS JAM AKOMA NË ËNDËRR, VALLË?"
DO QASH E DO QESHËSH…

KAM DROJE SE MË THYHESH NË DORË
SI NJË GOTË KRISTALI
SI NJË VAZO LULESH
SI NJË AMFORË DETESH…
E BRISHTA IME.

KAM FRIKË SE MË SHKRIHESH NË GOJË
SI FJOLLË BORE,
SE MË THAHESH NË DIELL
SI FIJE BARI.
KAM FRIKË, KUR JAM ME TY…
NË ATO ÇASTE TË VOGLA AMSHIMI

TI JE VALË DETI
E NJË MËNGJESI TË FRESKËT E TË MJEGULLT
TI JE ERË NË FERR
TI JE RËRË E KODRINAVE RANORE

TI JE VRULL I DËSHPËRIMIT
TI JE DASHURI NË DRITË TË HËNËS
TI JE FLAKË MBI AKULLNAJA
TI JE DËSHIRË E GJAKUT TIM

ISH NJË VAJZË E ISH NJË DJALË,
VAJZA E DONTE E DJALI E DONTE,
PO SHKUMBINI I MADH ME VALË
I KISH NDARË E S´I BASHKONTE.

ERA BËHET KUJE,
HËNA BËHET LOT,
MUZGU BËHET MURG,
PLAGË BËHEN ZOGJTË;
PO NUK ERDHE TI
DITËN QYSH TA NGRYS?
QIELLI DO MË SHTYPË.

VETMIA RREH NË DEJE ME RITMIN E MUZIKËS
E MUZIKA E NATËS
PËRPIN NGADALË ERRËSIRËN,
AFROHET AGIMI QË PËRTËRIN SHPRESËN…
"HELLO! IS IT ME YOU ARE LOOKING FOR?"
DHE DËSHIRAT E NGRIRA
NË PRAG TË MËNGJESIT LOTOJNË.
KUJTIMI YT SËRISH MË NGROH.

TË GJITHË FLENË, JA U BË MESNATË,
ËNDRRAT SI ZOG ÇUKISIN ÇDO KREVAT,
DUA TË FLE, PO GJUMI M´U LARGUA.

AH, SYTË E TU TË QETË, S´PO MË LËNË
SONTE TË DYVE EPSHI Ç´NA U SHTUA.
HESHTJA NA NDEZI, VETMIA DASHURI KËRKON

U TRET NJË YLL NË QIELLIN E KRISTALTË,
RA DIKU LARG ASHTU I FLAKËRUAR,
OH! PO TA MERRTE MALLIN TIM TË ZJARRTË,
JASTËKUN TËND DO TA KISH PËRVËLUAR.

NË FILLIM QENË FJALËT E ZJARRTA, PUTHJET E VRULLSHME
ANKTHI NË DO VIJE A S´DO VIJE TI
(NJË MINUT KISHTE MILIONA SEKONDA
PAK PO TË VONOJE, DASHURI)

TANI NUK KA MË FJALË TË MËDHA, PËRBETIME,
ÇDO GJË FILLOI TË BËHET ME E HESHTUR, MË SEKRETE,
KËSHTU NDODH KUR PRUSHIN E FSHEHIM NËN HIRIN E VATRËS
PËR TA NDEZUR ZJARRIN EDHE NË DITËN E NESËRME.

NË NDODH TË GRINDEMI ME GRATË,
KJO KA NJË SHKAK UNIVERSAL,
QË JETA S´ËSHTË AS MUAJ MJALTI,
DHE AS PIKNIK E FESTIVAL.

POR PO TË FLISNIM VEÇ PËR GRINDJE,
PA ÇMUAR DASHURINË PËR TO,
DO T´ISH NJËLLOJ SIKUR NË LINDJE
TË DILTE HËNA E DIELLI JO…

ÇDO DITË NA DUKET SIKUR RRITEMI
DHE RRITEMI, SHOQE,
SI RRITEN LULET DHE DEGËT E PEMËVE,
SI RRITEN E PLEKSEN GËRSHETAT E FLOKËVE…

YJE, YJE, YJE…
S´DUA TË JEM YLL KINEMAJE
KUR LUMTURIA IME ËSHTË MË E MADHE
SE YJET E QIELLIT QË NDRIJNË.

S´DUA TË JEM YLL KINEMAJE.
GJITHMONË DO TË KËNDOJ PËR YJET
DHE YJET S´DO TË BIEN KURRË
SI YJET E KINEMASË.

TANI TË BËHESHA DHËNDËR NJË DITË,
E DIJA SI DUHEJ VËRTET DHËNDËRUAR,
E DIJA PËR DASMË SI ZGJIDHESHIN MIQTË
DHE CILIN TË FTOJA NË SOFRËN E SHTRUAR.

POR MBASE Ç´I DESHA SË KOTI T´I FTOJA,
TË HAPJA TELASHE PËR DARKË A PËR DREKË.
MË MIRË ME NUSEN PËR DORE TË SHKOJA
NË NJË DISKOTEKË.

EH, TË BËHESHA DHËNDËR,
E DI SE Ç´PUNOJA!..

PO… SI I THONË NJË FJALE:
"SHKOI VAPA ME GUSHTIN"!

NDAJ…

LËSHOMËNI NJË KËNGË A NJË VALLE
TË MA SHUAJ SADOPAK PRUSHIN…

NATËN E MIRË, RRUGË E TË GJITHA HAPAVE,
NATËN E MIRË, HËNË E TË GJITHA NETËVE,
NATËN E MIRË, PRILL I TË GJITHA VITEVE,
NATËN E MIRË, QIELL I TË GJITHA SHTETEVE,
NATËN E MIRË, DASHURI, KULM I THEMELEVE.

poezi-shqip-albalove.jpg · 161.7K · _35 views
poezi-shqip-albalove-dashuri.jpg · 306.2K · _24 views
Shiqim qe te djeg