Beitragsansicht

Serbet djegin flamurin Shqiptar, nderpritet ndeshja Itali-Serbi

Tension në qendër të Xhenoas, ku tifozët serbë dhe policia italiane janë përleshur mes tyre pas lëshimit të shisheve dhe gurëve. Ata janë shpehur kundër pavarësisë së Kosovës dhe gjatë protestave kanë djegur edhe flamurin shqiptar. 

Situata ka degjeneruar rreth orës 19:00 kur tifozët serbë që ndodhen në Itali për të ndjekur kombëtaren e tyre e cila luan këtë mbrëmje kundër Italisë, filluan të qëllojnë me gurë ndaj kalimtarëve dhe dyqaneve.

Trazirat kanë vazhduar edhe me zbritjen e futbollistëve në fushë duke mos lejuar fillimin e ndeshjes. Sipas mediave lokale, portieri serb Stojkovic është goditur me mjete të forta nga tifozët e tij. Ndërkohë ndeshja është anuluar edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e UEFA-s.

Sipas lojtarëve dhe organizatorëve të stadiumit “Marassi”, ishte e pamundur që policia të qetësonte tifozët derbë, të cilët kanë shfrytëzuar këtë ndeshje për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës.

Kjo protestë mund dhe duhet të shkaktojë edhe ragimin e Tiranës, pasi flamuri i djegur është flamuri jonë kombëtar.

PS:urojme qe qeveria Shqiptare te mos heshte as kesaj here Qe digjet flamuri Yne dhe qe perkon pikerisht ne diten qe ne Kosove hiqet flamuri Shqiptar .

 

A_b_i 13.10.2010 0 1300
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
A_b_i
Esperienca është Mësuesi më i veshtire , Në fillim të bën provimin , Pastaj të shpjegon mësimin..
13.10.2010 (vor 4944 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Lajme Shqip (7 beiträge)
Sport (1 beiträge)
Tech News (4 beiträge)
Tema shoqerore (10 beiträge)