Beitragsansicht

GJASHTE VESE TE MIRA SHENDETSORE

Gjashte vese të mira shëndetsore
Me të cilat mundeni të filloni prej sot....

Të gjithë dëshirojmë të jemi të shëndetshëm, apo?
Edhe pse shumë gjëra rreth shëndetit nuk mund ti kontrollojmë, disa prej tyre mundemi. Duke zhvilluar vese të shëndetshme të cilat i praktikojmë gjatë ditës ne mund të ndryshojmë fatin në të mirën tonë për një jetë më të gjatë dhe të shëndetshme.

1. Pi më shumë ujë.
Pirja e ujit është e domosdoshme e këtë krejt e dimë, mirëpo sasia që pimë shumica prej nesh, është jo e mjaftueshme. Shumica e njerëzve nuk pinë aq ujë sa mjafton për trupin e tyre. Thjeshtë nëse konsideron faktin që trupi i njeriut përbëhet nga 75% ujë duhet të kuptosh rëndësinë e pirjes së 8 – 10 gota ujë apo edhe më shumë në ditë. Problemet që shoqërohen me hidratim të pamjaftueshëm dhe dobitë e hidratimit të mirë janë të shumta për ti futur këtë, por mendo për këtë: Sasia e pamjaftueshme e ujit dhe dehidratimi rrit rrezikun që të zhvilloni guret ne veshka. Nëse ndonjëherë ke vuajtur dhe ke ndjerë dhembjet nga guret ne veshka kjo mjafton për t’iu shtyrë juve që të pini ujë më shumë.

2. Ha më pak ushqim dhe më shpesh.
Shumë njerëz besojnë se mënyra më e mirë për humbje peshe është që të kapërcejmë (mos të hamë) vaktet (mëngjesin, drekën apo darkën) dhe të hamë sa më rrallë. E vërteta është se kur kapërcen vaktet metabolizmi ngadalësohet e kështu ju digjni më pak kalori dhe yndyra. Më mirë është që të hani 5 apo 6 vakte me sasi të vogla të ushqimit (ha çdo 3 orë gjatë ditës) që metabolizmi të vazhdoj punën. Fut proteina (djathë, peshk, mish pa dhjam, arra, vezë, qumësht, etj.) në secilin vakt që han për të parandaluar kërcimet (ngritjet) e glycemines (sheqerin në gjak) që mund të ju bëjnë të shtoni më shumë peshë.

3. Çka është bardh mos e ha.
Buka e bardhë, orizi i bardh, sheqeri i bardh – të gjitha këto janë karbohidrate të procesuara nga të cilat janë larguar vitaminat, mineralet dhe fibra natyrale e tyre. Qëndro afër ushqimeve më natyrale si buka e zezë nga gruri i tërësishëm, orizi i kafet dhe stevia (ëmbëzues natyral). Ushqimet e procesuara që përmbajnë sasi të kufizuar të fibrës natyrale dhe materieve ushqyese ndoshta ju ngopin, por ato prapë mund të lënë trupin tuaj të keq ushqyer. Ushqimet natyrale përmbajnë fibër dhe mineralet që trupit tuaj i nevojiten për të funksionuar si duhet.

4. Pastro mëlçinë tuaj për ditë.
Për shumë nga ne mëlçia jonë punon pas orarit të punës për të filtruar materiet toksike nga ajri që thithim, ushqimet që hamë dhe gjërat që pimë. Ashtu sikur çfarëdo sistemi filtrimit edhe mëlçia duhet të pastrohet kohë pas kohe për ti ndihmuar që të operoj si duhet. Kështu që një ves tjetër i mirë që duhet të zhvilloni në jetën tuaj është të bëni pastrim (detoksifikim) periodik. Për një detoksifikim të mirë natyral shtrydh gjysmë limoni në një gotë ujë dhe shto mjaltë për ti dhënë shije dhe pije këtë çdo mëngjes si gjënë e parë. Lëngu i limonit ndihmon në pastrimin e mëlçisë dhe balancon në mënyrë natyrale sheqerin në gjak.

5. Lëviz.
Nuk ka zgjidhje tjetër – nëse vërtet dëshiron të arrish dhe qëndrosh me shëndet, ushtrimet janë faktorë kryesorë. Hulumtimet kanë vërtetuar se ushtrimet aerobike të vazhdueshme parandalojnë obesitetin dhe rezistencën ndaj insulinës që mund të shpie në diabet të tipit 2. Ushtrimet janë vërtetuar të jenë po aq efektive sa ndonjë ilaç oral diabeti në sensibilizimin e vendeve receptor të insulinës për të lejuar glukozën në qeliza – dhe për këtë nuk ju duhet receta nga mjeku! Natyrisht që dobitë e ushtrimeve arrijnë edhe më lartë duke përfshirë këtu edhe shëndetin kardiovaskularë, zvogëlimin e stresit, tonimin e muksujve dhe përmirësimin e gjumit.

6 Bëj gjumin si duhet.
Gjumi rigjallëron qelizat dhe ndihmon ne procesin e shërimit e gjithashtu ndihmon në mirëmbajtjen dhe forcimin e sistemit imunitar. Për shembull gjasat që ju të ftoheni apo të keni gripin rriten nëse nuk ke fjetur mjaftueshëm). Mungesa e gjumit gjithashtu shpien në stres, i cili shpien në rritje të lirimit të korizolit, i cili më pas shpien në shtim të peshës. Sa mjafton? Për shumicën e të rriturve afërsisht 7 deri 8 orë gjumë nate mjafton.

Siç e dimë të gjithë nuk ka moment më të mirë se TASH të fillojmë rrugën për shëndet më të mirë. Fillo këto vese të mira shëndetësore që sot dhe pa e hetuar një ditë ato bëhen pjesë e natyrshme e jetës dhe rutinë ditore!

A_b_i 15.09.2010 0 1452
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
A_b_i
Esperienca është Mësuesi më i veshtire , Në fillim të bën provimin , Pastaj të shpjegon mësimin..
15.09.2010 (vor 4970 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Lajme Shqip (7 beiträge)
Sport (1 beiträge)
Tech News (4 beiträge)
Tema shoqerore (10 beiträge)