Beitragsansicht

Aktivistët e WikiLeaks synojnë përmirësimin e softuerit sulmues

Disa programerë kanë postuar versionin e tyre të programit sulmues të njohur si Low Orbit Ion Cannon apo LOIC, në ueb faqen SourceForge.net të Geeknet Inc. Përdoruesit mund të shkarkojnë softuerin pa pagesë, dhe gjithashtu të postojnë sugjerime tek zhvilluesit rreth asaj sesi ata ta përmirësojnë atë.  Programerët janë duke iu bashkuar përkrahësve të WikiLeaks të cilët besojnë se po sulmohet padrejtësisht për shkak të publikimit të qindra dokumenteve sekrete Amerikane. Kompani të kredit kartelave si Visa dhe MasterCard kanë ndalur procesin e donacioneve për faqen jofitimprurëse, kurse Amazon.com Inc ka shqelmuar serverin e WikiLeaks.

Në anën tjetër programi sulmues është i lehtë për tu përdorur: Përdoruesit duhet të fusin ueb adresën e faqes që dëshirojnë të sulmojnë për t’iu bashkuar një armate të kompjuterëve që lansojnë një sulm DOS në një ueb faqe. Sulme të këtilla mund të vendosin jashtë funksioni një ueb faqe duke e mbingarkuar atë me trafik. Sulmi i javës së kaluar në Visa dhe MasterCard ishte i ngjashëm, por ata dështuan të fikin ato të Amazon dhe PayPal.

Rreth 88,000 kopje të programit janë shkarkuar nga SourceForge.net gjatë kësaj jave. Vet LOIC nuk është thjeshtë armë. Ai mund të përdoret edhe nga ekspertët e sigurisë për të simuluar sulme në ueb faqe të cilat dëshirojnë t’i mbrojnë. Ekzekutivët e SourceForge.net kanë thënë se do të vazhdojnë të hostojnë softuerin, pavarësisht asaj se sa herë përdoret në sulme DOS – vetëm në rast se me një vendim gjykate u kërkohet largimi. Ndërsa çdo ditë e më shumë programorë po punojnë që ta bëjnë softuerin edhe më efikas në sulme të ardhshme. /pcworldalbanian

A_b_i 05.01.2011 0 1295
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Lajme Shqip (7 beiträge)
Sport (1 beiträge)
Tech News (4 beiträge)
Tema shoqerore (10 beiträge)