Beitragsansicht

Naomi Campbell blen shtëpinë e Desdemonës
     MOSKË- Oligarku rus Vladimir Voronin ka vendosur t'i blejë të dashurës së tij Naomi Campbell pallatin historik në Venecia të heroinës së Shekspirit, Desdemona. Tabloidi rus ''Trud'' njoftoi sot se çifti u takua dje me zotëruesit e pallatit Contarini-Fasan, me pamje nga Grand Canal. Tabloidi shkruan se kontrata për blerjen e ndërtesës që daton nga mesjeta ishte përpiluar.  Pallati Contarini-Fasan është ndërtuar në vitin 1475, në stilin e mbiquajtur ''lulëzim gotik''.  Legjendat e lidhura me zonjën e shoqërisë së lartë e cila u vra nga bashkëshorti i saj xheloz sipas historisë që frymëzoi tragjedinë e famshme të Shekspirit ''Otello'' e kanë bërë të mirënjohur pallatin e njohur si Shtëpia e Desdemonës.  Campbell dhe Voronin ndodhen në Venecia për festivalin e përvitshëm të filmit.

 

Karamelja 09.09.2010 0 1693
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Karamelja
Dua te bej serisht pushimeeeeeeeeeee.....
09.09.2010 (vor 4978 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Lajme Shqip (3 beiträge)
Schlagworte