Shikime

Clinton në Beograd: Marrëdhënie të qëndrueshme me Kosovën

BEOGRAD -Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton ka mbështetur sot në Beograd procesin e integrimit evropian të vendeve të rajonit dhe njëkohësisht ka përkrahur dialogun Beograd-Prishtinë. Ajo ka theksuar se kjo gjë nuk nënkupton se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, njofton agjencia serbe e lajmeve BETA. 

”Nuk jemi këtu për kontroll apo për të vënë kushte, pasi nuk kemi. E ardhmja e Serbisë është në duart e serbëve, por SHBA është e shqetësuar për këtë të ardhme”. 
Ajo i bëri këto komente pas takimit me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikollic dhe kryeministrin serb, Ivica Daçic, në të cilin mori pjesë edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, baronesha Catherine Ashton.Nga Beogradi, Clinton theksoi se Kosova tashme eshte shtet i pavarur, shkruan agjencia ‘Tanjug’.”SHBA e konsideron Kosovën shtet të pavarur, kufijtë e së cilës nuk do të ndryshojnë”, theksoi Clinton.

Clinton citohet të ketë thënë se dëshiron që ta shohë të vihen në jetë të gjitha aspiratat e Serbisë dhe të gjitha vendeve të rajonit, në rrugën e tyre drejt BE-së dhe NATO-s.“Shtetet e Bashkuara apelojnë tek të gjitha palët që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura, t’i aplikojnë masat konkrete për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shtuar më tutje, Clinton..

Ajo ka përshëndetur ngritjen e bisedimeve në nivel politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke e cilësuar si një mundësi për vazhdimin e dialogut për çështje thelbësore.

Ashtu si Clinton është deklaruar edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.“Kemi rene dakort që ta vazhdojmë dialogun dhe kemi planifikuar që së shpejti të takohemi sërish. Është jetike që të dyja palët në plotësi t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet”, ka thënë Ashton.

Pas takimit, edhe kryeministri serb, Ivica Daçic ka thënë se Serbia angazhohet që të gjitha çështjet e hapura me Kosovën t’i zgjidhë përmes rrugës paqësore. Ai shtoi se pret që dialogu me Prishtinën të vazhdojë në muajin nëntor.

Era85 30.10.2012 1 1900
Komente
Radhit pas: 
Për faqe:
 
  •  Hashashmenja: 
     
    Shyqyr qe paska shpetu e shkreta,se ato serbet jon disi me drrasa mangujt
     
     02.11.2012 
    0 e pelqejne kete
     
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Më të votuarat
0 votes
Veprimet
Rekomandoj
Kategoritë
Filme (3 postimet)
Lajme Shqip (292 postimet)
Movies (2 postimet)
Ngjarje (1 postimet)
Politics (3 postimet)
Politik (3 postimet)
Tech News (48 postimet)