kredit ch
Anëtar Akonti
MP3 Shqip Chat Shqip Foto Video Shqip Forumi Lajmet Events Kërko
Rreth nesh
  •  
 
 
Kerko ne Faqe
Veprimet
Më të votuarat
4 Shqyrtime
Pamje
30.04.2011 (385 Ditë më parë)

Lajme Shqip

Kategoritë
Lajme Shqip (8 postimet)
Music (3 postimet)
Tech News (1 postimet)
Videos (1 postimet)
Karavani promovues i USHT-së në Strugë
Karavani promovues i USHT-së në Strugë
385 ditë më parë 0 Komentet Kategorite: Lajme Shqip Fjale: struge, universiteti, strug, tetov, universiteti
blog_324_0.jpg

Strugë, 29 prill - Universiteti Shtetëror i Tetovës ka vijuar me prezantimin e ofertës akademike për vitin e ardhshëm edhe në qytetin e Strugës, respektivisht në shkollën e mesme “Ibrahim Temo”.

 

Para maturantëve të kësaj shkolle, përfaqësuesit e USHT-së, i kanë prezantuar planet dhe programet të fakulteteve që Universiteti ynë i ofron për studentët e rinj.

 

“Universiteti Shtetëror i Tetovës me karvanin promovues ka për qëllim që më për së afërmi t’i njoftojë maturantët me të gjitha detajet që lidhen drejtpërdrejtëë me studimet deridiplomike”, tha në fillim të prezantimit mr.sc. Ibrahim Neziri.

 

Po ashtu, edhe Kushtrim Ahmeti, në fjalën e tij, rëndësi të posaçme i kushtoi njohjes së maturantëve me programet studimore të fakulteteve të USHT-së, duke shtuar se USHT është një institucion i arsimit të lartë, një universitet i reformuar, një qendër e vetme publike në gjuhën shqipe në Maqedoni, për kualifikim, specializime dhe kërkime shkencor.

 

USHT-ja është anëtar i Konferencës së Universiteteve evropiane dhe shumë asociacioneve relevante ndërkombëtare.

Në rrafshin e procesit edukativ-arsimor, Universiteti rëndësi të veçantë i përkushton zbatimit të reformave të Bolonjës, si dhe të reformave në sferën e kërkimeve profesionale-shkencore, edhe pse kjo komponentë është akoma larg synimeve të USHT-së, në krahasim me universitetet e vendeve të zhvilluara.

 

Po ashtu, në qendër të qytetit të Strugës, Parlamenti Studentor i USHT-së vendosi një stendë në të cilën qytetarët e interesuar patën mundësi që të njoftohen drejtpërdrejtë, por edhe nëpërmjet broshurave të ndryshme për kushtet dhe mënyrat e regjistrimit dhe studimit në USHT.

 

Ky aktivitet i  USHT-së ka tërhequr interesimin e qytetarëve dhe maturantëve  të Strugës, ndërkohë që ky karvan gjatë ditëve të ardhshme do të vazhdojë edhe në qytetet tjera, si: Dibër, Kumanovë, Shkup, dhe për të përfunduar me Manifestimin solemn që do të organizohet në Tetovë.

Komente
Radhit pas: 
Për faqe: 
 
  • Ende nuk ka komente
Copyright © 2012 albalove.com